ARKATANA

Fitore spektakolare e Skënderbeut, mbanë gjallë shpresat për kualifikim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Skënderbeu i Korçës ka marrë fitoren e parë në kuadër të Ligës së Evropës duke mposhtur Dinamon e Kievit 3-2.

Skënderbeu e nisi mirë ndeshjen, kur qysh në minutën e dytë rrezikoi portën e mysafirëve.

Ishte mbrojtësi kroat Marko Radas që tentoi nga gjuajtja e lirë por portieri mysafir ishte në vend.

Gjithsesi të parët që shënuan ishin mysafirët nëpërmjet mesfushorit ofensivë Tsygankov në minutën e 16-të pas asistimit nga Morozyuk.

Por epërsia e ekipit ukrainas zgjati vetëm 60 sekonda, pasi Skënderbeu arriti të barazonte rezultatin.

Gjergji Muzaka asistoi tek Sabien Lilaj i cili me një goditje të fuqishme nga rreth 25 metra shënoi dhe barazoi rezultatin në 1-1.

Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

FIDANISHTJA

Por pjesa e dytë për korçarët nisi edhe më mirë, pasi arritën të shënonin vetëm pas shtatë minutave lojë.

Gledi Mici harkoi për mrekulli në zonë ndërsa Sowe asistoi me kokë tek James i cili shënoi nga afërsia për 2-1.

Vetëm katër minuta më vonë, klubi bardh e kuq shënoi edhe golin e tretë në këtë sfidë.

Enis Gavazaj asistoi bukur tek Ali Sowe i cili pasi kaloi edhe portierin mysafir shënoi për 3-1.

Ndërkohë golin e dytë për mysafirët e shënoi zëvendësuesi Rusyn në minutën e fundit.

Fitorja e parë Skënderbeun e ka ngritur në pozitën e tretë në Grupin B me pesë pikë të tubuara pas pesë ndeshjeve.

Klubi shqiptar do të tentoj kualifikimin dhe për këtë i duhet një mrekulli, pasi duhet të mposhtë Young Boysin në udhëtim me tre gola diferencë dhe duhet të shpresojë në humbjen e Partizanit të Beogradit me tre gola diferencë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.