FIDANISHTJA

Fitore për Nikçin e Zenelin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori kosovar Adrian Nikçi është inkuadruar në fitoren e Young Boys me rezultatin 3:1 ndaj Debrecenit.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave e zhvilluar të enjten ishte e para e plejofit për Ligën e Evropës.

Uji Dea

Nikçi në fushë u inkuadrua në minutën e 86-të. Në fitoren e Helsinkit është inkuadruar mesfushori kosovar Erfan Zeneli. Zeneli në fushë u fut në minutën e 71-të në fitoren që Helsinki e arriti kundër Rapidit të Vjenës me rezultatin 2:1.

Fitore ka arritur edhe skuadra e Dinamo Zagrebit ku aktivizohet mesfushori shqiptar Arijan Ademi. Dinamo mposhti Petrolulin me rezultatin 3:1. Ademi luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
© KOHA.net