Mobi Casa

Fitore për kreun e tabelës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në derbin e javës së 19-të skuadra e Gjilanit me vështirësi arriti ta mposhtë Besën e Pejës me rezultat minimal 1-0. Ashtu siç është pritur futbollistët e dy skuadrave gjatë 90 minutave kryesisht ndeshjen e zhvilluan në mes të fushës pa raste shënimi.

Në fillim të ndeshjes tifozët e Gjilanit “Skifterat” shpalosën flamurin gjigantë Kombëtar në nderim të Komandantit legjendar Adem Jashari.

Atakimi i parë dhe i vetëm në 45 minutat e parë ishte në minutën e 37 kur futbollisti i Gjilanit Shkëmbim Salihu me një gjuajtje nga 18 kërkon ta befason portierin e Besës Valmir Bytyqin.

Në pjesën e dytë futbollistët e Gjilanit kërkonin që me kundërzbritje të rrezikojnë portën mysafire por futbollistët e Besës me mjeshtëri evitonin rreziqet para portës së tyre.

Qendër mbrojtësi i Gjilanit Ylber Kastrati në minutën e 55 gjuan nga 18 metra por topi përfundon jashtë portës mysafire.

Goli i vetëm në këtë ballafaqim arrihet në minutën e 77 pas kombinimeve të mira të Gjilanasve sulmuesi Shkëmbim Salihu me një eurogol nga 20 metra gjen këndin e epërm të portierit mysafirë Valmir Bytyqi duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të reja drejt kreut të tabelës së Superligës së Futbollit të Kosovës.

Mobi Casa

Golashënuesi i vetëm i këtij takimi Shkumbim Salihu pas ndeshjes deklaroi:”Ishte një lojë e fortë, Besa u tregua skuadër cilësore jam shumë i lumtur për golin e shënuar por edhe për përkrahjen e bashkëlojtarve të mijë”.

Bylbyl Sokoli trajneri i Gjilanit deklaroi,” Ishim në presion të fitores, jam i kënaqur me tri pikët e fituara ndërsa skuadrës sime i duhet ende të përmirësohet në mbrojtje dhe në fazën sulmuese”.

Arbnor Morina trajneri i Besës pasë ndeshjes deklaroi:”Ishte një lojë e barabartë, gabuam për një moment kjo na kushtoi me humbje, kampionati është ende i gjatë dhe ne do të luftojmë deri në fund për titull”.

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues- rreth 800
Kartona të verdhë- Kastrati, Kera, Dautaj (Gj) – F, Papuqi, Qorraj, Mulaj (B)
Gjyqëtar- Nuza, Musolli, Kabashi, Ceroviku.
Golashënues- Salihu min. 77

Gjilani – Kaciu, Shala, Jamal, A.Hyseni(E.Hyseni), Kastrati, Kera, Haxhimusa, Dautaj (Mustafa), Salihu, Rexhepi(Sackey), Rusi.

Besa – Bytyqi, Osmani,F.Papuqi, Damijanoviq, Fi.Papuqi, Dabiqaj, Miftaraj, Qorraj, Gashi(Rexha), Kasapi, Karahoda(Mulaj)./rajonipress/