ARKATANA

Fitore e vështirë e Dritës pas pandemisë Covid-19

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Futbollistët e Dritës kanë zhvilluar ndeshjen e parë pas plot tre muajsh pas ndërprerje së kampionatit për shkak pandemisë COVID -19.

Në një ndeshje mesatare “bardhekaltërtit” me golin e shënuar në minutën e 26-të, kanë arritur ti arkëtojnë tri pik tejet të vlefshme për kreun e tabelës.

Në pjesën e parë rastin e vetëm për shënim futbollistët e Dritës e konkretizojnë me gol, Xhevdet Shabani pas një ndërprerje nga 30 metra harkon gjen
Astrit Fazliun i cili me kokë mposht portierin Nika të Flamurtarit.

Gjerë në fund të 90 minutave të dy skuadrat nuk arritën seriozisht të atakojnë portat kundërshtare, ndërsa futbollistët e Dritës me mençuri arritën ta menaxhojnë këtë ballafaqim mjaft të vështirë.

Uji Dea

Tek dy skuadrat gjatë tërë ndeshjes u vërejt lodhje fizike.

Trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keqi, pas ndeshjes ka theksuar.
“Nuk pati tempo të lojës, më tepër i përngjante një ballafaqimi miqësor. Drita ishte më e mirë se ne, ne do të bëjm përpjekje që në ndeshjet e ardhshme t’ju kthehemi fitoreve”.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas 90 minutave ka deklaruar.
“E patëm ndeshjen nën kontroll, arritëm të shënojm një fitore që sjell tri pikë, jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, gjatë ditve të ardhshme do të përmirësohemi edhe më shumë”.

Në javën e 24-të, skuadra e Dritës do të udhëtoj në Mitrovicë ku do te ballafaqohet me Trepcën’89./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.