FITORJA

Fitore e thellë e Gjilanit, por e vonuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Futbollistët e Gjilanit ndeshjen e fundit e kishin fituar me KEK-un dhe ju deshtë plot pas tetë javëve të arrijnë tek fitorja, duke e mposhtur skuadrën e Lirisë së Prizrenit e cila tani vetëm është përshëndet nga Superliga e Kosovës.

Futbollistët e Gjilanit këtë takim e fituan pa mund të madh, pasiqë skuadra mysafire nga Prizreni gjatë 90 minutave nuk ishte e barabartë.

Futbollistët e Gjilanit arrijnë në epërsi në minutën e 11-të, Nika kroson nga këndi e më së mirë i gjendet Fiton Hajdari i cili me kokë gjenë rrjetën e mysafire 1-0.

Dy minuta më vonë Fatih Karahaoda i Lirisë nga 13 metra godet horizontalen e Haxhihamzës së Gjilanit.
Një gjë të tillë e bën edhe Keita Rezak i cili në minutën 14-të, godet pingulen e mysafire të portierit Flamur Gashit.

Rast të qindëpërqind lëshon Karahoda, i cili nga afërsia gjuan me kokë por Haxhihamza dëbon topin jasht vijës fundore të tij.

Në minutën e 21-të, Nika depërton nga ana e djathtë harkon nga 25 metra i cili gjenë bashkëlojtarin e tij Keita Razak i cili nuk e pati të vështirë ta plason topin në rrjet për rezultatin 2-0.

Mobi Casa

Mysafirët në minutën e 38-të, nëpërmjet Ilir Mustafës godasin pingulen e Gjilanit.

Në minutën e 58-të, Fiton Hajdari i vetmuar nga 5-6 metra nuk gjen portën mysafire.

Në minutën e 60-të, Ansi Nuka me depërtim individual depërton bukur dhe nga 7-8 metra sjell skuadrën e tij në epërsi 3-0.

Në minutën e 70-të, Keita Razak pasi shmang dy futbollist mbrojtës nga ana e djathtë me gjuajtje të fuqishme nga 15 metra ngrit epërsinë dhe vulos fatin e kësaj ndeshje jo të barabartë me rezultat 4-0.

Në javën e fundit futbollistët e Gjilanit janë mysafirë të Ferizajit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.