Mobi Casa

Fitore e shpresës e Vllaznisë së Pozheranit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Skuadra e Vllaznisë dhe e Flamurtarit kanë hapur javën e 18-të, të Superligës së Kosovës në futboll, e cila javë është e fundit e pjesës vjeshtore të futbollit Kosovar.

Në stadiumin e qytetit në praninë e pak shikuesve, nëpër fushë të mbuluar me ujë, futbollistët e Vllaznisë në derbin e skuadrave të fundit të tabelës kanë mposhtur “kuq e zinjët” e Flamurtarit me rezultat 2-0.

Kjo fitore futbollistët e Vllaznisë i bën të mbajnë shpresë në stinorin pranveror për rezultate pozitive.

Gjatë 90 minutave, skuadra e Vllaznisë ishte superiore ndaj Flamurtarit duke kërkuar fitore.

Që nga fillimi i ndeshjes, futbollistët e Vllaznisë filluan të atakonin portën e portierit, Vullnet Zhushit.

Në minutën e 19-të, Festim Krasniqi nga 17 metra gjuan në mënyrë mjeshtërore edhe pse portieri Zhushi bëri përpjekje topi gjen rrjetën e Flamurtarit, ishte një gëzim i madh tek futbollistët e Vllaznisë.

Uji Dea

Dhjetë minuta më vonë Krasniqi gjuan nga 30 metra furishëm, portieri Zhushi mbron duke goditur shtyllën pingule të tij.

Musafirët të vetmin rast e patën në minutën e 31-të, kur sulmuesi Ardit Jupa gjuan me kokë afër shtyllës pingule të Jasir Bajramit.

Edhe në pjesën e dytë, futbollistët e Vllaznisë me lojë të mençur arritën të dominojnë në fushë, ndërsa golin e nokautit e shënon mesfushori Maliq Behluli, duke i dhënë shpresë se në pranverë futbollistet e Vllaznisë do të riorganizohen më mirë.

Futbollistët e Vllaznisë nga 18 javë kanë shënuar vetëm dy fitore dhe dy barazime, duke shënuar në konton e tyre 8 pikë.

Nëpër fushë të rrëshqitshme, arbitri i kësaj ndeshje ishte Selim Isufi nga Mitrovica./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.