ZN

Fitore e rëndësishme e Dritës

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Futbollistët e Dritës kanë shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e dhjetë të kampionatit të Kosovës në futboll, duke e mundur skuadrën lidere. Ishte kjo fitore e shënuar në minutat e fundit të ndeshjes dhe me tri pikë të reja, Drita tash pozicionohet e treta në tabelë.

Gjilan: Drita – Trepça ’89 2:1 (1:1). Shënues: XH. Shabani 20’, Ramushi 85’ – Peci 42’.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 4000. Gjyqtarë: P. Hasani, M. Qehaja, L. Muhadri, F. Berisha. Kartoni i verdhë: Syla, Rama, Sermaxhaj, Ramushi – Ahmeti, Izmaku, Tolaj, Maxhuni, Idrizi.

Drita: Latifi, Osmani (Morina), Ahmeti, Caka, Syla, Rama (Xhika), B. Shabani, Sermaxhaj (Foniqi), Abazi, Xh. Shabani, Ramushi.

Trepça ’89: Manxholli, Miftari (Feka), Turku, Berisha, Ahmeti, Izmaku, Sahiti (Tolaj), Peci, Maxhuni, Idrizi, Llumnica.

Futbollistët e Dritës kanë shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e dhjetë të kampionatit të Kosovës në futboll, duke e mundur skuadrën lidere. Ishte kjo fitore e shënuar në minutat e fundit të ndeshjes dhe me tri pikë të reja, Drita tash pozicionohet e treta në tabelë.
Që në fillim të ndeshjes një duel për top i Përparim Osmanit të Dritës dhe Ahmetit të Trepçës, ishte fatale për vendasin, pasi ky duel i kushtoi me thyerje të këmbës Osmanit.

U deshtë të kalojnë mbi 19 minuta pas ngjarjes që të shohim rastin e parë nda dy skuadrat, ndërsa ishin këta vendasit që tentuan të shënojnë përmes Xhevdet Shabanit që nga afërsia nuk shënon pas harkimit të bukur të Abazit.

ARKATANA

Vetëm një minutë në aksion ishin protagonistët e njëjtë, por tash Xhevdet Shabani ishte i saktë duke shënuar gol nga pasimi milimetrik i Abazit dhe për të quar në epërsi skuadrën e Dritës me rezultat 1:0.

Trepça ’89 në rastin e parë që e kishte shënoi dhe këtë mirë e shfrytëzoi mesfushori Peci që ka shënuar nga afërsia pas harkimit të Idrizit, duke quar dy skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë shohim një takim më interesant nga dy skuadrat, pasi trajnerët kërkonin maksimumin e pikëve. Rastet për shënim nuk munguan, por ishin sulmuesit e dy skuadrave që nuk shënonin nga pozitat ideale.

Duhet përmendur dy raste para se të shënohet goli vendimtar pesë minuta para përfundimit. Së pari sulmuesi i Dritës që është inkuadruar në lojë gjatë pjesës së dytë nga afërsia nuk shënoi nga një pozitë ideale, ndërsa në minutën e 75 Llumnica nga e djathta bukur i ka ikur Sylës, që pastaj brenda në zonë gjen Miftarin në shtyllën e parë, por gjuajtja e këtij të fundit godet aty ku bashkohet horizontalja dhe vertikalja e portierit Latifi.

Golin vendimtar dhe të fitores për Dritën e shënon sulmuesi Ramushi që ka shënuar nga afërsia, pas harkimit milimetrik të Xhevdet Shabani që sot pa dyshim ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes dhe për t’i dhënë kështu fitoren skuadrës së Dritës me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Thanë pas ndeshjes:

Arbnor Morina, trajner i Dritës: Ishte një ndeshje derbi dhe Trepça nuk është rastësisht në krye të tabelës. Në këtë ndeshje ndoshta edhe kishim fat sepse kemi mundur edhe të pësojmë, por në fund ne ishim ata që u gëzuam. Këtë fitore ia dedikojmë lojtarit Përparim Osmanit që pësoi një lëndim të rënd.
Gani Sejdiu, trajner i Trepçës ’89: Në pjesën e parë skuadra e Dritës kishte më shumë nga loja, ndërsa në ishim ata që dominuam plotësisht në pjesën e dytë. Neve na munguan disa lojtarë kyç dhe ndoshta këtu mund të gjejmë edhe arsyen e humbjes sonë që pësuam në fund nga një gabim i mbrojtjes. Megjithatë Dritës ia uroj fitoren dhe për lojën korrekte./rajonipress/