Fidanishtja

Fitore e madhe e Gjilanit drejt Evropës

/ 3 minuta lexim

Në derbin e javës së 29 në mes të Gjilanit e Prishtinës ndeshje mjaft me vlerë “bardh e kuqët” e Gjilanit nga kjo ndeshje kanë dalë fitues me rezultat 2-1

Me këtë fitore futbollistët e Gjilanit kanë bërë një hapë të madh drejt kreut të tabelës së klasifikimit dhe pozitave të cilat shpin në kupat europiane

Futbollistët e Gjilanit me mençuri kanë arritur ta menaxhojnë rezultatin gjerë në fund të takimit.

Në 45 minutat e parë nuk pamë ndonjë ndeshje atraktive kryesisht ndeshja u zhvillua në gjysmë fushat kundërshtare pa atakuar portat

Pjesa e dytë solli lojë cilësore
Në minutën e 50 portieri i Prishtinës Visar Bekaj përjashtohet nga loja me karton të kuqë pasi kishte penguar Gerhard Prognin si futbollist i fundit

Në vend të Bekaj hyn portieri Haxho ndërsa nga loja largohet Korenica
Nga gjuajtja e lirë një minutë më vonë në mënyrë mjeshtërore nga 20 metra Franc Veliu e lënë të palëvizur portierin Haxho duke shënuar në këndin e epërm të tijë 1-0

Në minutën e 67 futbollisti më i mirë i Gjilanit Gerhard Progni pas një kundërsulmi nga këndi në mënyrë mjeshtërore gjen rrjetën e portierit Haxho duke ngritur
epërsinë në 2-0

UBT

Nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes nga gjuajtja e lirë kapiteni i Prishtinës
Armend Thaqi nga 18 metra gjen këndin e epërm të Haxhihamzës së Gjilanit për ta ngushtuar epërsinë në 2-1

Me të përfunduar ndeshja është krijuar tollovi nga ana e futbollistëve të Prishtinës dhe shtabit teknik të tyre drejt arbitrit të ndeshjes Kreshnik Vula nga kjo tollovi shërbimi policor ka reaguar me sprej për të qetësuar situatën duke i larguar për të mos u sulmuar arbitrat e kësaj ndeshje

Trajneri i Prishtinës Armend Daku pas ndeshjes ka deklaruar i nervozuar
“Ky është krim i futbollit këta arbitra nuk meritojnë të drejtojnë ndeshjes në Superligë duhet marrë përgjegjësi nga i pari që është atje lartë zoti ja u ktheftë qysh është më së keqti”.

Prishtina aq keq e ka pranuar këtë disfatë saqë pas ndeshjes kanë reaguar në faqen zyrtare të klubit në Facebook duke shkruar që 99% do të largohemi nga garat.

Ndërsa Trajneri i Gjilanit Gentian Mezani pas 90 minutave ka deklaruar
“Kur humb një skuadër duhet të ketë qetësi e këtë Prishtina nuk e pati në fund të ndeshjes
kartoni i kuq ishte me plot meritë pasi që futbollisti ynë ishte i fundit me portierin
mysafirë dhe mendoj se këto reagime janë të kota.
Ne e dominuam ndeshjen gjatë 90 minutave dhe ne i shikojmë vetëm ndeshjet tona dhe do të hecim përpara”.

Gjilani me këtë fitore zë pozitën e tretë me 58 pikë

Në javën e 30 Gjilani ballafaqohet me Drenicën në Gjilan./rajonipress/