Fitore e madhe e Anderlechtit të Besnik Hasit
Anderlechti i Besnik Hasi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në luftën për titull në Belgjikë. Kampionët mundën në shtëpi rivalët e mëdhenj të Club Brugge, me rezultat 3:1.
Pas kësaj fitore, Anderlechti arrin Bruggen në tabelë, ku kanë pikë të barabarta në pozitën e dytë, nga 41, dhe mbesin dy pikë larg liderit Gent.
Xhiron e ardhshme, Aderlechti e luan në shtëpi, ku e pret Standradin, ndërsa Gent luan në udhëtim te Brugge./Indeksonline/


