UBT

Fitore e Lidhjes, Me Lutën, Për Gjilanin!

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Gani Sadiku – Dashuria, është një ndjesi që gjithmonë kërkon përkushtimin dhe solidaritetin ndaj tjetrit, andaj vetë personi duhet ta harrojë veten e tij për pak kohë sa kohë ka vendosur t’i përkushtohet të tjerëve me gjithë çfarë ka, mbi të gjitha me punë….Nuk ka kuptim asnjë “punë” pa dashuri, sepse nëse puna që bëhet për qytetarët është pjesë e politikës dhe bëhet pa dashuri për vendin e për qytetarin, atëherë ajo mbetet një bamirësi e gënjeshtërt. Njoh pak politikanë që politikën e shëndrrojnë në punë me dashuri për qytetarin. Njëri nga personat e tillë është Lutfi Haziri. Kryetari aktual i Gjilanit.

Ky organizoi nisma rajonale dhe bëri punë tê mëdha, kontribuoi po ashtu në integrimin e shqiptarëve të Luginës.

Natyrisht nisma të tilla janë për t’u përshëndetur, pavarësisht se nevojat nuk plotësohen detyrimisht. Gjilani njihet edhe si qendra e Anamoravës, dhe ka boll për të folur e për të shkruar.! Brenda këtij qyteti ka jetë të organizuar politike.!
Aty brenda ka histori, dhe e di se sot historia është aktualitet.

Aty brenda ka diplomaci, dhe e dimë se diplomacia është tërheqëse mediatikisht.
Aty brenda ka ligj, ka politikë, ka marrëdhënie ndërkombëtare, ka ekonomi, pra ka shumëçka, që kapërcen atë çka jemi ne propozuesit e saj.
Zgjedhjet janë tepër të rëndësishme për çdo qytetarë.

Një qytet si Gjilani me një histori të lavdishme e posaçërisht të viteve 1941-50, nuk duhet të jetë një vend me një ndjenjë inferioriteti të kultivuar, që në aspektet praktike e largon nga e drejta e të qenurit qytet historik, i largon qytetarët nga të drejtat dhe liritë e tyre. Ne nuk duam më të shfaqemi siç ishim në këto dy dekada si sinonim i emigrantit me vese dhe dufe pasionesh të harruara nga popujt e tjerë. Ne duam të jemi të dinjitetshëm në politikë të përfaqësuar në ekonomi të tregut, dhe të mbrojtur në aspektin institucional e kombëtarë. Qytetarët e Gjilanit nuk duhet tu besojnë atyre që janë në gjendje të bëjnë një propagandë tepër kinematografike.

Zhgënjim hutues për mosmarrjen e asaj që premtohet në fushata elektorale, kanë përjetuar qytetarët e shumë qyteteve të vendit nga partitë marioneta.

ARKATANA

Ndërkaq, me kandidatët e LDK-së, bëhen punë e investime.
Një gjë e tillë me Luten në krye, i ka ndodhur Gjilanit, ku janë bërë investime të mëdha në infrastrukturën e këtij qyteti.

Është hapur ndërtimi i lartë duke joshur investitorë të shumtë.
Janë dhënë subvencione dhe është punuar në sektorizimin e bujqësisë, si degë e parë e industrisë agropërpunuese dhe industrisë në përgjithësi.
Një kujdes i veçantë u është kushtuar nxënësve dhe shkollave,.
Askush nuk ka arritur që botën femërore ta qes në rend të parë sikur Lutfi Haziri.

Ky, do të mbetet gjatë në mendje si njëri nga udhëheqësit dhe si një shembull i mirëmemagjimit të parasë publike..
E vërteta e pathënë është pak më e hidhur dhe diskrete, andaj qytetarit duhet ti themi. Zgjidh atë që e kryen punën me dashuri e jo për politikë.

Të gjithë qytetarët e Gjilanit duhet të mendojnë dy herë para se të votojnë një herë, sepse mandati udhëheqës po zgjat 4 vite. Ata duhet të votojnë, jo individët të cilët flasin e nuk veprojnë, gënjejnë e nuk punojnë, premtojnë e nuk realizojnë. Ata duhet të largohen nga ideologjitë majtiste me njerëz të krisur, dhe të votojnë njeriun që Anamoravës i dha dinjitet me investime në infrastrukturë, njeriun që tërhoqi projektin më të madh të autostradës për të Dheu i Bardhë.! Andaj liria për të votuar, nuk duhet të përkthehet në robëri kolektive nga gabimet tona.
“liria nuk do të thotë vetëm që individi ka, si mundësinë ashtu edhe barrën e zgjedhjes, por do të thotë edhe se individi duhet të, bartë pasojat e veprimeve të tij dhe të marrë lëvdata apo fajësim për to.
Liria dhe përgjegjësia janë të pandashme.

Një shoqëri e lirë nuk do të funksionojë ose nuk do të qëndrojë në këmbë nëse anëtarët e saj nuk e pranojnë që çdo individ të zërë pozitën që rezulton prej veprimit të tij dhe të pranojë përgjegjësinë personale për atë veprim të ndërmarrë”.
Implikimet e trajtimit të lirisë si përgjegjësi, lidhen, jo vetëm me ekonominë, por edhe me politikën, punën dhe dashurinë për vendin.!