United Hospital

Fitore Doma: Poezia më pëlqen shumë dhe nuk dua që kurrë ta ndali penën time

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Nga Murat Gecaj – Kam nisur të shkruaj poezi që në moshën 14-vjeçare dhe krijimi im i parë mbarë mbante titullin “Nëna”. Kështu, ajo u bë nxitja fillestare, që ta vazhdoja udhën, duke shkruar e krijuar poezi me tematikë të larmishme shprehet Fitore Doma.

1. Jeton në rrethin e Matit…A mund të na tregosh diçka më tepër, për atë krahinë të bukur: për natyrën, njerëzit, traditat, historinë etj?

– Unë jetoj në një fshat të vogël, të quajtur Pleshë, që e përfshin Bashkia e Klosit, në rrethin Mat. Për kërshërinë e lexuesit të këtyre radhëve, po tregoj se fshati Pleshë është i lidhur me një lloj bime, që dikur rritej shumë në mjedisin, që sot i përket atij. Kjo lule, me dialektin vendës, shqiptohej “pleshë” dhe rritej në vende që mbanin shumë ujë e lagështirë. Plesha ndahet në disa lagje dhe popullsia këtu është relativisht e madhe. Banorët e tij kanë trashëguar tradita të çmuara atdhetare e liridashëse, si dhe në fushat e arsimit, kulturës e artit etj. Tani ata, pothuajse, të gjithë janë mirë ekonomikisht.

Fshati Pleshë ka një mjedis të veshur me pemë të shumëllojshe, që i japin vendit bukuri natyrore dhe me ajër shumë të pastër.

Mua më pëlqen shumë natyra dhe nuk i dua vendet e zhurmshme. Prandaj jam e gëzuar dhe e lumtur, që jetoj në një krahinë të tillë, me njerëz të pashëm, atdhetarë, trima e bujarë.

2. Atje t`i ke lindur, ke kaluar fëmijërinë dhe ke bërë disa vite shkollim, ndërsa përsëri je rikthyer, me punë në Klos…Çfarë mbresash e kujtimesh ruan për ato vite të shkuara?

– Kam lindur dhe i kam nisur hapat e parë të jetës në këtë fshat. Shkollën fillore e kam mbaruar këtu, ndërsa 8-vjeçaren dhe të mesmen në qytezën e vogël të Klosit, e cila është e rrethuar me disa fshatra të bukur.
Unë ende jetoj në këtë fshat, me familjen time dhe vetëm për 3 vite jam larguar që këndej, kur kam ndjekur studimet e larta, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Jam e lidhur shumë ngushtë me vendlindjen time dhe, kudo që të shkoj, me mendje e zemër do të jem përherë këtu. Disa vite kanë kaluar nga përfundimi i studimeve të larta dhe gjithnjë u kthehem kujtimeve të së kaluarës, që nga fëmijëria ime, kur kam përjetuar edhe vuajtje të ndryshme.

3. Po pastaj, ku e vazhdove shkollën dhe si e fitove profesionin e infermieres, që ushtron sot?

– Siç tregova më lart, mbas mbarimit te gjimnazit, e fitova shkollën e lartë, në degën e gjuhës frëngjishte. Ajo ishte dëshira dhe pasioni im më i madh. Ndërsa, falë dijeve dhe përfundimeve të mia, dola fituese në një degë të mjekësisë. Aktualisht, që nga mbarimi i shkollës së lartë, e ushtroj profesionin mami-infermiere. Se dhe prindërit e mi e dëshironin shumë këtë degë, gjë që unë ua plotësova me kënaqësi.

HW

4. Kam pare, përbri emrit tënd, në profilin e FB-ut, se ke shënuar fjalën “poete”…Është domethënëse kjo gjë, pra kur ke nisur të thurësh poezi?

– Po, shumë e vërtetë është, sepse ka vetëm pak muaj, qëkur kam botuar librin tim të parë me poezi, i cili e ka titullin, “Kjo quhet dashuri”. Kam nisur të shkruaj poezi që në moshën 14-vjeçare dhe krijimi im i parë mbarë mbante titullin “Nëna”. Kështu, ajo u bë nxitja fillestare, që ta vazhdoja udhën, duke shkruar e krijuar poezi me tematikë të larmishme.

5. Sigurisht, ëndrra dhe dëshira e çdo krijuesi dhe krijueseje është që punimet e para t’i botojë në një libër…Ti tregove më lart, se e ke arritur këtë gjë. A mund të na flasësh pak për tematikën e tij dhe si është pritur ai?…

– Ëndrrën time e kam realizuar, pra botova librin e pranë, që është i shpërndarë edhe në rrjetet sociale, në fb e në shtyp. Duke e vazhduar krijimtarinë poetike, pres që ta botoj dhe librin e dytë. Poezia ma ka gjallëruar jetën, por njëkohësisht më sjell dhimbje. Kjo ndodhë për arsye se kam shprehur dhe shkruar, në fletët e bardha, ndjenjat për dashurinë time, dhimbjen, ndarjen etj…Më pëlqen edhe që “të vuaj” sadopak shpirtërisht (ha,ha). Se çdo artist përjeton dhimbje, ka dallgët e tij të jetës. Prandaj kjo e vërtetë më shtyn gjithmonë që të shprehi realitetin, në fletët e bardha të bllokut tim.

Ndiej kënaqësi, se libri im i parë është pritur shumë mirë nga lexuesit. Një mik i imi i ka bërë atij vlerësime, me recensionin e tij. Prandaj, për këtë gjë, e falënderoj autorin e tij, Renato Totraku. Po edhe nga lexuesit e tjerë është pritur e lexuar me dëshirë dhe atyre u ka sjellë kënaqësi.

6. A vazhdon të shkruash poezi dhe kur parashikon ta botosh librin e dytë? Po lidhur me pyetjen e mësipërme: Me cilin redaktor ose shtëpi botuese bashkëpunon?
-Tani, unë po punoj dhe po shkruaj poezi, prozë dhe aforizma. Pres që shumë shpejt t’i botoj ato. Po ende nuk e kam caktuar ndonjë redaktor për librin tim të dytë. Për librin e parë, të gjitha i kam zgjedhur e realizuar vetë: Titullin, redaktimin e korrektimin dhe ballinën. Pastaj e ka shtypur dhe venë në qarkullim Shtëpia Botuese “Ada”, në Tiranë. Atë e falënderoj për punën e palodhur, që bën me krijuesit e rinj, për t’u dhënë atyre suksesin dhe arritje sa më të larta!

Poezia më pëlqen shumë dhe nuk dua që kurrë ta ndali penën time …

7. A dëshiron të shtosh diçka, në mbyllje të kësaj bisede të përbashkët, për të cilën të falënderoj, përzemërsisht?
-Në radhë të parë, ju falënderoj shumë juve, “Babush”(siç të quajnë dhe mjaft krijues-e), që më ftuat për këtë Bisedë! Prandaj, për këtë gjë, jam shumë e lumtur, që po ndihem e nderuar dhe e respektuar nga ju. Shumë faleminderit, për punën e palodhur, që bëni, sidomos duke nxitur dhe mbështetur talentet e reja, në fushat e letërsisë dhe artit. Me këtë rast, më lejoni që t’u uroj nga zemra ime: Shëndet e mbarësi në jetë! Respekte të pafundme për ju!/rajonipress/

Tiranë-Klos, 5 nëntor 2016

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.