FITORJA

Fitojnë Reims i Zenelit dhe Cleremont i Rashanit – barazon Lille e Zhegrovës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Skuadra e Arbër Zenelit, Reims ka arritur fitore prej 0-1 në udhëtim kundër AC Ajaccio derisa fitore ka arritur edhe Clermont Foot ku luan Elbasan Rashani duke e mposhtur Stade de Rennes. Lille e Edon Zhegrovës në anën tjetër nuk arriti që të fitojë kundër Brest duke barazuar me rezultat 0-0.

Reims e Arbër Zenelit ka arritur që të marrë një fitore të rëndësishëm kundër skuadrës AC Ajaccio. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e tretë të ndeshjes dhe atë e shënoi Munetesi.

Arbër Zeneli ishte titullar në këtë ndeshje dhe luajti deri në minutën e 59-të të ndeshjes ku u zëvendësua nga van Bergen.

Reims me këtë fitore është në vendin e 10-të në Ligue 1 me 24 pikë kurse në pesë ndeshjet e saj të fundit ka grumbulluar 3 fitore dhe dy barazime.

Elbasan Rashani po ashtu ishte titullar në fitoren e skuadrës së tij Clerement Foot kundër Stade de Rennes, të cilën e mposhti me rezultat 2-1. Kosovari luajti në këtë ndeshje 90 minuta.

FITORJA

Kyei (31’) dhe Gastien (90+4’) shënuan për Clermont derisa për Rennes shënoi Kalimuendo (74’).

Rennes në këtë ndeshje mori dy kartona të kuq, me Bourigeaud që u ndëshkua në minutën e 77-të dhe Omarin që mori karton direkt të kuq në minutën e 83-të.

Kjo fitore lënë në vendin e 9-të Clermont Foot derisa ata arrin fitoren e dytë radhazi pas tri humbjeve që patën para këtyre dy ndeshjeve.

Kurse skuadra ku luan Edon Zhegrova ka barazuar me rezultat 0-0 si mysafirë të skuadrës Brest. Zhegrova nuk luajti asnjë minutën në këtë ndeshje edhe pse ishte në bankë rezervë.

Ky barazim zbret Lille në pozitën e shtatë në Ligue 1 gjashtë më pak se Marseille që është në vendin e tretë, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve nga Franca. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.