Fundamenti

Fitojnë mediat

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë votuar pro heqjes së neneve 37, 38 dhe 39 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,të cilat u kundërshtuan nga mediat, pasi që cenonin lirinë e shprehjes dhe e mediave në Kosovë.

Ndërkohë, nëpërmjet një komunikate Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka mirëpritur miratimin në votim të dytë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që nënkupton se dy nenet kontestuese 37 dhe 38 janë hequr definitivisht nga Kodi.

Uji Dea

“AGPK falënderon gazetarët, mediat, përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend dhe organizatat partnere në botë, të cilët me kontributet e tyre kanë bërë që nëpërmjet këtij Kodi të mos cenohet liria e shprehjes dhe e mediave në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

AGPK, më tej shton se do të angazhohen intensivisht në krijimin e një baze sa më të mirë ligjore të funksionimit të medieve dhe gazetarëve./Kosovapress/