Hidromorava

Fitimi i bankave arrin në 30.5 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të gjitha bankat komerciale në vend nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajit maj kanë arritur të sigurojnë një fitim të pastër prej 30.5 milionë eurosh. Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shihet se fitimi është më i vogël për rreth 9 milionë euro.

Bankat komerciale në vend edhe më tutje vazhdojnë të kenë afarizëm të suksesshëm, derisa bizneset tjera të mëdha po përballen me vështirësi të shumta. Duke u bazuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet se të gjitha bankat komerciale në vend nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajit maj kanë arritur të sigurojnë një fitim të pastër prej 30.5 milionë eurosh.

United Hospital

Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shihet se fitimi është më i vogël për rreth 9 milionë euro, ku bankat siguruan një fitim neto prej 39.2 milionë eurosh. “Gjatë kësaj periudhe kohore të hyrat e bankave kanë qenë 94.7 milionë euro e ku nga kjo shumë të hyrat nga interesi kanë qenë 73.8 milionë euro.

Ndërkaq në periudhën e njëjtë kohore shpenzimet kanë qenë 64.2 milionë euro, ku nga kjo shumë shpenzimet e interesit kanë qenë 8 milionë euro, derisa shpenzimet gjenerale dhe administrative kanë qenë 39.9 milionë euro”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Gjithnjë duke u bazuar në këtë raport shihet se gjatë kësaj periudhe kohore norma në kredi për ekonomi familjare ka qenë 7,8 për qind, derisa për ndërmarrje ka qenë 7,3 për qind. Ndërkaq në anën tjetër, norma mesatare e interesit për depozita për ekonomi familjare ka qenë 0,7 për qind, derisa për biznese ka qenë 1,5 për qind./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.