Fundamenti

Fitimi i bankave arrin në 24.5 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bazuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë katër muajve të parë të këtij viti, fitimi i bankave ka arritur në 24.5 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, të gjitha bankat komerciale në vend kishin arritur një profit prej 28.7 milionë euro, apo 4.2 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Më tej në raportin e BQK-së shihet se të hyrat e bankave nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit prill kanë arritur në 76.7 milionë euro, ku nga kjo shumë 58.9 milionë euro janë të hyra nga interesi.

Ndërkaq, gjatë periudhës së njëjtë kohore shpenzimet e bankave kanë arritur në 52.2 milionë euro, ku 31.4 milionë euro janë shpenzime administrative.

Mobi Casa

Gjithnjë bazuar në raportin e BQK-së shihet sa gjatë kësaj periudhe kohore në Kosovë ka pasur ngritje të interesit në kredi dhe rënie të normës së interesit në depozita. “Gjatë muajit prill të këtij viti norma mesatare e interesit për kredi ka qenë 7,7 % derisa një muaj më herët ajo ka qenë 7,4 %.

Ndërkaq norma mesatare e interesit në depozita gjatë prillit të këtij viti ka qenë 0,8 %, derisa një muaj më herët ajo ka qenë 0,9 %”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.