United Hospital

Fisnik Asllani debuton me gol në Bundesliga – shënon ndaj Bayer Leverkusenit

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Bayer Leverkuseni po luan momentalisht në shtëpi ndaj Hoffenheimit në kuadër të javës së parë në Bundesliga.

Rezultati aktualisht është i barabartë 1-1 dhe të parët që kaluan në epërsi ishin ‘Aspirinat’ me golin e Jarrell Quansah që shënoi për 1-0 në minutën e gjashtë.

Epërsia e Leverkusenit nuk zgjati për shumë kohë, pasi sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, realizoi për të vendosur baraspeshën.

Mobi Casa

Po luhej minuta e 25-të e takimit kur Asllani ia doli të shënojë për të barazuar rezultatin në 1-1, pas asistimit nga Bazoumana Toure.

Me këtë gol Asllani dëshmoi se është i gatshëm të lë gjurmë të mëdha edhe në elitën e futbollit gjerman, teksa mbetet të shihet nëse do të shtojë më shumë në këtë ndeshje./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.