RCCOLA

“Fishkëllimat” e Albin Kurtit, mund ta bëjnë sërish kryetar Alban Hysenin

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Alban Hyseni me një performancë të dobët në qeverisje dhe me një opozitë të lodhtë në Gjilan nëse merr “fishkëllima” nga Albin Kurti, fatkeqësisht sërish mund të zgjidhet kryetar komune. Aktivistët e LVV thonë se ka shumë pakënaqësi me Alban Hysenin, por nëse na thërret për bashkim partia dhe lideri suprem Albin Kurti, duhet të sakrifikojmë dhe ta mbështesim sërish Alban Hysenin.

Edhe pse është ende herët të flitet për matematikat rreth zgjedhjes së kryetarit të ardhshëm të Gjilanit, ka shumë teori dhe dëshira edhe të njerëzve të pushtetit, po edhe të opozitës.

Dyja taborët realisht shohin ëndrra për ta përmbysur rezultatin në favorin e tyre, por grupimet e caktuara brenda LVV japin teori interesante rreth të ardhmes së Alban Hysenit.

Mobi Casa

Ylberi një aktivist i devotshëm i VV mendon se Alban Hyseni ka shumë mangësi në qeverisje.
“E ka një rreth të dobët afër vetës të cilët janë të papërvojë, ndërsa po tregohet shumë i mençur në punësime familjare dhe të miqve e shokëve. Na bëri horë sepse çdo natë është në top lajmet qendrore. Kjo nuk më vije mirë që po ndodhë sepse e kam votuar me zemër në emër të ndryshimit dhe po duhet ta durojmë. Ama unë prapë nuk e votojë dikend nga LDK apo PDK. Veç me que zoti najë fishkëllimë nga Albin Kurti që duhet me përkrah Alban Hysenin, ne duhet patjetër ta votojmë” tha Ylberi.

Rexhepi një tjetër aktivist i cili ka investuar shumë në VV dhe vije nga një lagje e madhe e qytetit thotë se ende qytetari i rëndomtë nuk e dinë si funksionon LVV.
“Na jemi si ata të Koresë së Kim Youngut, i përgjigjemi liderit suprem që e ka emrin Albin Kurti dhe nëse ai na bënë me dije se këndë duhet ta përkrahim, ne e votojmë përkundër dëshirës sonë. Albini po tregohet i mençur dhe po e mund në dialog Aleksandër Vuqiqin. Sa për Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin edhe 10 vite Albini mbetet në pushtet, bile erdhe zgjedhjet mbahen veç kur të thotë Albin baba” ironizon Rexhepi.

Esati një tjetër aktivit nga LVV thotë se e kemi provuar qorbën e Qemajl Mustafës, të Lutfi Hazirit dhe s`ishim të kënaqur.
“LDK dhe PDK janë shumë të dobëta në Gjilan dhe se ka Alban Hyseni asnjë telashe për rizgjedhje, anipse pak ka punuar dhe nuk e ka përmbushur as 5% të asaj që ka premtuar” tha ai./rajonipress/