Hidromorava

Fiqtë për një zemër më të shëndetshme!

/ 1 minutë lexim

Me mijëra vjet, fiqtë janë konsideruar si ushqim i shëndetshëm mesdhetar, gjë që konsiderohen edhe sot. Ata janë burim i fibrave ushqyese, mineraleve dhe, sidomos, i polifenoleve. Një studim i botuar tash vonë, është përqendruar te aktiviteti antioksidues i fiqve.

Me këtë rast, shkencëtarët kanë zbuluar efektin tepër të dobishëm të polifenoleve. Sa më të errët dhe sa më ngjyrë të theksuar që kishin fiqtë, aq më të dobishëm ishin ata. Përqindja më e lartë e polifenoleve dhe antocianeve është gjetur te lloji “Mission”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Konsumimi i rregullt i fiqve ndikon pozitivisht në sistemin e zemrës dhe enëve të gjakut. Kaliumi që gjendet në fiq ndikon pozitivisht në rregullimin e shtypjes së gjakut, kurse fibrat dhe sterolet bimore e ulin nivelin e kolesterolit në gjak.

Uji Dea

Fibrat e fiqve ndikojnë pozitivisht edhe në nivelin e sheqerit në gjak, e veprim antidiabetik kanë edhe gjethet e fikut.

(Kosova Sot)