Fiorentina i hynë garës për Xhemailin
Klubi italian, Fiorentina, është futur në garë për mesfushorin shqiptar të Napolit, Blerim Xhemailin. Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës gjatë kësaj verë pritet të largohet nga napolitanët, duke nisur një eksperiencë të re në futbollin evropiane.
Mediat italiane të hënën shkruajnë se krerët e Fiorentinës dëshirojnë dyshen e Napolit, Blerim Xhemailin dhe Goran Pandev.
Klubi nga Firenca do të provojë gjatë tregut të verës të forcojë skuadrën në mënyrë që sezonin e ardhshëm ta pres sa më e fortë, pasi që Fiorentina do të jetë pjesë e kupave evropiane.


