Mobi Casa

Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Fiona merr titull në Medizinische Universität Wien. Një tjetër sukses i rinisë kosovare vjen nga Vjena. E reja nga Kosova ka përmbyllur me sukses studimet në një nga institucionet më prestigjioze të mjekësisë në Evropë, Universitetin Mjekësor të Vjenës (Medizinische Universität Wien), me titull Dr. med. univ Fiona Kabashi, shkruan albinfo.at.

Por kjo histori nuk është vetëm një sukses akademik, sepse Fiona ka lindur para 25 vitesh pikërisht në Klinikën Universitare të qytetit të Tullnit dhe tani ajo kthehet në të njëjtin spital si mjeke.

Në një dedikim emocianal ka bërë edhe Miradije Berisha, mësuese e gjuhës shqipe në Vjenë lidhur me të bijen e saj, Fionen.

“Fiona, bija jonë e dashur, sot fillon punën si mjeke. Para 25 vitesh, nga kjo derë e klinikës, dole për herë të parë në natyrë si foshnja jonë e parë. Sot, pas një çerek shekulli, hyn sërish në të njëjtën klinikë jo më si paciente, por si mjeke. Një rreth i plotë, një simbol i bukur i jetës dhe përkushtimit tënd.”

KKVITI

Ajo vlerësoi përkushtimin dhe zgjedhjen e Fionës për të punuar në spitalin ku ka lindur, pavarësisht ofertave të tjera, si shprehje e lidhjes së saj të thellë me vendin dhe njerëzit që e rrethojnë.

“Ke bërë krenarë jo vetëm familjen tonë të ngushtë dhe të gjerë, por edhe komunitetin ku jetojmë dhe më gjerë. Tani do të tregosh se çfarë do të thotë të jesh mjeke në shërbim të njerëzve.”, shkruan Berisha.

Arritja e Fiona Kabashit është shembull i përkushtimit, sakrificës dhe dashurisë për profesionin dhe vendin. /Albinfo.at

https://www.albinfo.ch/fiona-kabashi-diplomon-ne-universitetin-mjekesor-te-vjenes/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.