Fundamenti

Financimi i partive politike, kërkohet publikimi i burimeve të sakta e të bëhet auditimi i rregullt

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndonëse plotësim-ndryshimi që i është bërë Ligjit për financimin e partive politike, këto të fundit thonë se pos raportimit dhe auditimit, është shumë më rëndësi që të shmanget informaliteti i financimit të subjekteve politike, raporton Ekonomia Online.

Partitë politike në vend, thonë se Kosova ka bazë ligjore për sa i përket rregullimit të Ligjit për financimin e partive politike.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se Ligji i iniciuar në kohën e Qeverisë Haradinaj është i gatshëm, teksa shton se ka edhe opinion të Komisionit të Venecias.

UBT

Ai thotë se AAK-ja është partia më transparente sa i përket kësaj çështjeje.“Aspekti i financimit të partive politike trajtohet në një ligj të veçantë që e kemi trajtuar në Qeverinë Haradinaj, ku e kemi sjellë. Ligji për Financimin e Partive Politike ka edhe një opinion të Komisionit të Venecias në këtë temë”.“Tepër është më rëndësi që financat e partive politike të bëhen transparente, AAK në vitin e kaluar ka qenë partia më transparente me menaxhimin më të mirë në raport të auditimit, edhe transparenca në financim të partive është transparencë e vet funksionimit të politikës në Kosovë”, tha Tahiri.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se rregullimi i kësaj çështjeje do ta shmangte informalitetin e financimit të partive në vend, raporton EO.“Çështja e financimit të subjekteve politike rregullohet me një ligj tjetër të veçantë, siç është Ligji për Financimin e Subjekteve Politike, mendoj që Kosova ka bazë ligjore për sa i përket rregullimit të kësaj çështje”.“Do të sillet në Kuvend edhe plotësim ndryshimi i këtij Ligji, megjithatë unë mendoj që përveç raportimit dhe auditimit, është shumë më rëndësi që të shmangim këtë informalitetin e financimin e subjekteve politike, të rrisim transparencën gjithsesi, por edhe të garantojmë që subjektet politike financohen nga burime të sakta e të ligjshme, sikurse që edhe raportojnë në KQZ dhe u auditohen raportet”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.