RCCOLA

Financiarisht dobët

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kreditë e këqija po rriten. Për shkak të zhvillimit të dobët ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor, qytetarët nuk po mund t’i kthejnë huat ndaj bankave. Raporti i Bankës Botërore për pasqyrën e sektorit financiar në Ballkanin Perëndimor, tregon se edhe Kosova nuk bën përjashtim nga ky fakt.

“Sektori bankar në Kosovë po rritet me ritme më të ngadalta për shkak të uljes së kredidhënies së shoqëruar me qasjen shumë të kujdesshme ndaj rrezikut”. Kreditë joperformuese – NPL-të, deri në mars të vitit 2013 paraqesin 7.6 për qind të totalit të kredive të lëshuara nga bankat komerciale në Kosovë, nga 7.5 për qind sa ishin në fund të vitit 2012.

Uji Dea

Shkalla më e lartë e kredive joperformuese është në sektorin e tregtisë, i cili përfshin 50 për qind të këtyre kredive, i përcjellë me ato të patundshmërive, ndërtimit dhe prodhimtarisë.

Sipas raportit të Bankës Botërore, kjo situatë ka mundësi të ndryshojë për të keq, varësisht nga performanca e ekonomisë…(Tribuna).