United Hospital

Finalizohet marrëveshja Kosovë – Zvicër në fushën e pensioneve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë me dije se është finalizuar marrëveshja për pensionet mes Kosovës dhe Zvicrës.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka treguar se gjatë javës që po lëmë pas në Prishtinë është zhvilluar raundi i dytë i negociatave për marrëveshje bilaterale në fushën e sigurimeve sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës.

“Me këtë rast, arritëm të finalizojmë marrëveshjen bazë për sigurimet sociale, marrëveshjen administrative për implementimin e marrëveshjes bazë, si dhe formularët e nevojshëm për implementimin e kësaj marrëveshje”, ka deklaruar Abrashi.

ARKATANA

Sipas tij, gjatë muajit maj, dokumentet do të përkthehen në gjuhët përkatëse, do të kalojnë nëpër procedurat e nevojshme shtetërore dhe të përgatiten për procedim.

Ministri Abrashi ka sqaruar se marrëveshja mundëson që qytetarët tanë të shumtë që kanë punuar në Konfederatën Zvicerane, të realizojnë të drejtat e tyre siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare dhe pensionet invalidore të punës, të bashkojnë periudhat e kontributeve dhe të drejtat tjera nga fusha e sigurimit social, me rastin e arritjes së moshës së pensionit ose raste tjera siç parasheh legjislacioni.

“Urime bashkatdhetarëve tanë në Zvicër”, ka përfunduar Abrashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.