Fundamenti

Filtrat e cigareve dëmtuesit më të mëdhenj të mjedisit

/ 1 minutë lexim

Filtrat e cigareve dhe të mbeturinave të tjera të duhanit janë pjesët më të zakonshme që gjenden në mbarë botën.

Ekspertët e mjedisit kanë pranuar se këto filtra përmbajnë të njëjtat toksina që gjenden edhe në cigare dhe puro dhe mund të ndotin mjedisin dhe burimet e ujit.

Hidromorava

Hulumtuesit nga San Diego janë duke bërë thirrje që filtrat e cigareve të ndalohen dhe propozojnë që industritë e cigareve të vendosin paralajmërime në pako rreth ndikimit që kanë ato në mjedis.

Ata kërkojnë nga industria që të paguajnë një tarifë të avancuar të riciklimit ose për të marrë përsëri të gjitha produktet e hedhura të mbeturinave të duhanit.