Filozofia e jetës në art – pasthënie nga Luan Kalana

Shënime nga dy librat e shkrimtares znj. Xhuli Spahiu. Librat binjake letrare -ne poezi dhe ese proze filozofike :1-”Buzëqeshi jetës” dhe 2-“Dizanjo jetën tende”.

Pasi ia kërkova librat Xhulit, ajo nuk hezitoi dhe m’i dërgoj pa hezitim, prandaj e falënderoj nga zemra për kënaqësinë që më dhuroi për euriditin e saj mendor si ndonjë “profete”e ditëve tona si dhe për përmbajtje filozofike të shkruar me mjeshtëri letraro artistike të profecive të saj nga përvoja e jetës në të mirë e në të keq, pa fantazi, por me sens jetësor tokësor, për realitetin e sotëm në sytë e vizionit për të ardhmen.

Më fal për vonesën, pasi i lexova dhe rilexova librat, me dëshirën për të hedhur disa reshta modest preludi për librat e tua binjake, si një obligim qytetar, por dhe si një shkronjës i letrave, në emër të lexuesve, ju përgëzoj, ju uroj suksese në krijimtarinë tuaj letrare, për “vepra” të tjera nga pena juaj e artë.

Nuk mund të shtoj dot asnjë fjalë, nga ato qe nuk janë thënë në libër, pas fjalës tuaj dhe nga rezymeja letrare e kritikut të mirëfilltë letrar, poetit dhe shkrimtarit të mirënjohur z.Zekerija Iderizi,’ duke ia pasur “dolline”, lënë radhën, lexuesve të librave, veprave letrare binjake të shumë mirëpritur.
Mirënjohje dhe suksese penës tuaj brilante
Shkronjësi letrar- Florida SHBA
Maj 2018

1-Libri “Buzëqeshi Jetës”, autorja “Gjendja jonë emocionale ndryshon si një grafik i cili është i shënuar me ngjyra te ndryshme të kënaqesisë, ndërsa ato të ndezurat flasin për pasionin, për jetën.

Mënyra se si i përjetojmë momentet e vështira vërteton nivelin e stresit me të cilin përballemi, nëse i trajtojmë qetë problemet tona do të thotë se kemi ndjekur mirë këshillat antistres. Sot mënyrat për të përballuar problemet janë të pafund. Ne nuk gjejmë kohë asnjëherë, por ajo ekziston nëse e kërkojmë, lum ai qe di të shijoj jetën është aq e shkurtër për at që e donë shumë.

Koha në dispozicionin tonë është gjithmonë e kushtëzuar nga disa rrethana, po ajo nuk ndalet asnjëherë se ofruari momente për ne.
Nëse ne i leme të na ikin do na shoqëroje jo vetëm humbja, por edhe pesimizmi për të cilin nuk kemi nevojë. Ajo që na nevojitet është të rrisim tek njeri tjetri dozat e optimizmit, dozat e Jetës.

Kur u reformohemi dozave të Jetës nënkuptojmë më shumë nga ato elemente që na mbushin plotë dëshirë për Jetën, plot entuziazëm, plot vullnet…-Xhuli Sapahiu

2- Libri “Dizanjo Jetën tende “ autorja-”Jeta është një dhuratë e madhe, njeriu në të nuk lihet krejtësisht pa brenga, pikëllime e probleme, ato do ta shoqërojnë atë hap pas hapi. Njeriu do të kalojë në të nëpër faza të vështira, mirëpo nëse e kupton qëllimin e ardhjes së tij, atëherë me shfaqjen e durimit të tij, do ta ketë më të lehtë që t’i përballojë goditjet që do të marrë në jetë.
Libri ka synimin kryesor, që brengat e njerëzve t’i largojë, mërzinë t’ua shuajë, pikëllimin t’ua dëbojë, e në jetën e tyre të sjellë qetësi, gëzim, e rehati shpirtërore.
Të sprovuarit i përgëzon me falje dhe kënaqësi në jetën e gjithmonshme, paraprakisht në sprovat e tyre i këshillon që të jenë të durueshëm dhe me shpresë në ditët

Rezyme nga Zekerija Idrizi
-XHULI SPAHIU NJË ALTEREGO E NJERËZIMIT, NJË FILANTROPE DHE AMBASADORE E PAQES
– Vështrim rreth librit “BUZËQESHI JETËS” të autores Xhuli Spahiu, që shpejtë do shohë dritën e botimit
Zekerija Idrizi- Teolog
“BUZËQESHI JETËS” është një libër enciklopedik për vet jetën në tërësi, si tematikisht, ashtu edhe strukturalisht, në përmbajtje. Marrë në tërësi, në tërë këtë vepër kemi dy kryepersonazhë: autoren, zonjë Xhuli Spahiu, dhe njeriun, respektivisht, njerëzimin globalisht. Pra, shikuar esencialisht, aty kryepersonazhë jemi unë dhe ti, madje edhe cilado qenie njerëzore nga i mbarë planeti tokë. S’do mend që autorja e ka atë “elegancën gjenetike”, atë talentin hyjnor në shkrime, që më vë në kujtesë penat e mëdha letrare, përndryshe, unë pandeh, ajo nuk do arrinte asnjëherë këtë arritje kapitale, duke shkruar kaq bukur dhe me kaq ndjesi të thellë energjie këtë libër. Penë e artë – mendje e artë. Leximi ishte shumë i këndshëm. Gjatë tërë kohës që kam lexuar këtë vepër, qoftë në cilësinë e një lexuesi të apasionuar, qoftë në cilësinë e redaktorit e të korrektorit, kam bashkudhëtuar me vizionin dhe tërë “ëeltanschauungun”-botëvështrimin intelektual, filozofik e psikologjik të autores. Ndërkohë edhe kam bashkëjetuar e bashkëndjerë thellësisht të tëra mbresat dhe emocionet më të këndshme të saj, që ajo i ka shpërfaqur me një gjuhë sa të thjeshtë e të qartë filozofikisht aq edhe mbresëlënëse dhe hyjnore emocionalisht, shpirtërisht dhe psiko-mentalisht. Në këtë ndjesi leximi, si reflektim pozitiv, përveç me autoren kam bashkudhëtuar meditativisht dhe me shumë autorë të tjerë të filozofisë e psikologjisë klasike dhe moderne. Dorën në zemër, si teolog që jam profesionalisht, në lexim e sipër të këtij libri kam bashkudhëtuar edhe me shumë profetë, mistikë dhe dashnorë të flaktë të Perëndisë, meqë kisha përshtypjen sikur po lexoja një libër të shenjtë fetar apo një revelatë qiellore. Mesazhet sublime, tejet konstruktive e universale për jetën, për njeriun, për familjen dhe për globin në tërësi të zonjës Spahiu më ngjasonin në ato mesazhet hyjnore të Perëndisë, kjo për arsye se njeriu – si “dhurata më e çmueshme në tokë”, si “kryevepër e Zotit”, është në fokus në çdo rresht të librit të saj, kurse lumturia, progresi dhe paqja e tij janë lajtmotiv i veprës së saj.

Përmes veprës së saj, pra, autorja përçon në opinionin publik lexues mesazhe universale gjithënjerëzore për jetën në tërë kompleksitetin e saj: për shpresën, gjallërinë, lumturinë, për rimëkëmbjen e rilindjen fizike e psiko-mentale, për energjinë dhe mendimin pozitiv drejt shtigjeve të suksesit dhe progresit në cilindo plan a rrafsh të jetës, nga njëra anë, si dhe për flakjen tej të shpirtit demoniak, për mbizotërimin e së keqes, për ndrydhjen e egos së sëmurë dhe mposhtjen e gjitha frikërave fantazmagorike, që din t’i prodhojë mendësia patologjikisht e deformuar e njerëzve të robëruar, nga ana tjetër. Përçimin e mesazheve universale, për një jetë më të lumtër në tokë, autorja e bën në një mënyrë të veçantë pasi që vet ajo – siç konfirmon katërcipërisht dhe vet karakterologjia dhe komplet veprimtaria shumëdimensionale e saj, është e veçantë, e mrekullueshme dhe unike, do thosha. Për më tepër, vet personaliteti i saj, me të gjitha tiparet e vetitë më të shkëlqyera njerëzore, është arketip (model bazik) i lumturisë së mirëfilltë të njeriut.

Pasi i hodha një sy më të thellë studimor këtij libri fitova përshtypjen që vetë autorja Xhuli Spahiu është ajo ENERGJIA POZITIVE, ai MENDIMI INTELIGJENT pozitiv e shpresëdhënës që rrezaton dhe do rrezatojë akoma më shumë në të ardhmen shkëndija të zjarrta JETE e GJALLËRIE te të gjithë artdashësit dhe lexuesit e këshillave dhe perlave të saja magjike. Shpirti dhe karakteri i zjarrtë prometheik janë veçori imanente të personalitetit të saj. Të jem real, unë për vete jam mahnitur nga gjithë ai thesar perlash që gjeta në brendi të librit, qoftë nga përmbajtja apo mënyra e shtjellimit të çështjeve, qoftë edhe nga ato thëniet proverbiale dhe poezitë magjike autoriale që aty-këtu i përshkojnë nëntemat në kuptim të konfirmimit të mesazheve me një gjuhë të theksuar artistiko-letrare. Pikërisht këto poezi i kanë dhënë librit atë fuqinë estetike.

Madje në shumë pjesë të tij kam pësuar drithërimë, trishtim, shtangie dhe ankth. Pikërisht te këto pjesë autorja aq bukur letrarisht i ka përshkruar ato krajatat, peripetitë dhe vuajtjet vetanake, deri dhe rastin e saj personal të ballafaqimit të kobshëm e fatal me “vdekjen”! Por, në esencë, ajo nga ogurzezja arrin të krijojë triumfalisht ogurbardhën, nga deprimimi, melankolia dhe pesimizmi i thellë arrin të krijojë optimizmin për jetë e gjallëri, nga tragjikja, odisea e kalvari arrin të krijojë mrekullisht ARTIN më sublim e më simpatik jetësor. Tamam sikur në atë epin e Gilgameshit që flet për ballafaqimin burrëror të njeriut fytafytas me vdekjen, autorja nga “vdekja” e krijon mrekullisht shpresën, gjallërinë dhe vullnetin e fuqishëm për të çarë rrugën përpara në jetë, pavarësisht sfidave e krajatave gjithëfarëshe të saj. Pikërisht këtu qëndron mrekullia, që autorja arrin në mënyrë impozante të krijojë vizionin më optimist e më progresist për jetën në rrethanat më absurde e më kritike të jetës. Thënë metaforikisht, ajo, e gjendur ballë për ballë me vdekjen përpara një tufani me dallgët e tërbuara e gllabëruese, ngjitet në varkën e Noas (Nuhit) fisnik dhe shpëton mrekullisht nga përmbytja.

Shpëtimin nga “vdekja”, nga zhbërja, si dhe rilindjen si “feniksi nga hiri” ajo na i përshkruan aq bukur artistikisht në poezinë e saj “E mora jetën”, të cilën e ka thurur natën e fundit të qëndrimit të saj në repartin dermatologjik të Spitalit Qendror të Prishtinës, ku qe plandosur për vdekje nga goditja e një sëmundjeje të rrallë kancerogjene, si pacient i dyzeti me radhë në shkallë globi. Kjo poezi njëherësh paraqet edhe betimin solemn të saj për të vazhduar të jetojë jetën si një mbretëreshë:
-E MORA JETËN
E mora dhembjen
e ktheva në forcë,
E mora lotin,
e ktheva në grusht
dhe me forcën e një grushti
u mata të qëlloja mbi ata
që më shkaktuan dhimbje dhe lotë,
por për një moment u shtanga.
Jo! Unë nuk jam si ata
E mora fjalën,
e ktheva në buzëqeshje
e ua dhurova atyre që s’e dinë çdo të thotë
E mora erën,
e ktheva në dashuri
E mora diellin,
e ktheva në lule
dhe lulen plot dashuri ua dhurova atyre që më qëndruan pranë
kur kisha dhimbje dhe lotë
I mora ëndrrat, i ktheva në krahë,
E mora jetën, e ktheva në qiell.
E tani fluturoj e lirë,
plot shpresë në një qiell më të mirë,
sepse në kohën më vështirë për mua, ndërtova një tunel tej për tej
Çka do që të bësh,
mos hiq dorë kurrë,
sepse ne jemi Mbretërit
dhe Drita e jetës sonë
(..vazhdon )
Luan Kalana-Florida SHBA.

[email protected]

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).