Eko Higjiena

Filmi “Sonata” me Regjisor Durim Kryeziu është shpërblyer me çmimin e radhës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Filmi “Sonata” me Regjisor Durim Kryeziu është shpërblyer me çmimin e radhës Filmi më i mirë ndërkombëtar BEST INTERNATION FILM në festivalin FfeST International Students Film Festival në Rumani.

Sinopsis:
Një lidhje dashurie në mes dy personaliteteve tërësisht të kundërt me karaktere dhe kërkesa karshi përditshmërisë, edhe rastësisht prodhon pakënaqësi të cilat sa shkon e fryhen duke kaluar në problem të cilat pothuajse nuk kanë zgjidhje meqë personazhet atakojnë njëri tjetrin duke krijuar barrierë dhe shtruar pyetjen: Çfarë është dashuria.?! Çfarë është martesa.? Sa zgjasin këto.? A mund të sherohën me kohë, me vjet, me muaj, me ditë, ne orë, normal që zgjidhjen secili e afron nga këndvështrimi dhe karakteri.

Filmi deri tani është prezantuar në këto festivale:

– “Balkan Film Food Festival” ne Pogradec-Shqipëri,
– “River film festival” në Italy
– “San Francisko Film Award”
– “Three cities film festival and Conference që organizohet në tre vende NewYork City, Santo Domingo, Dominican Republic, Los Angeles,
– “INTERNATIONAL EUROFILM FESTIVAL” në Spanjë,
– “São Tomé Festfilm” në Portugali,
– “University of Illinois Student Film Festival” në Illinois – USA,
– “Hyjnesha në Fron”Kosove,
– Dea Film festival – Shqiperi
– 5th Bengaluru International Short Film Festival – Indi,
– Ëest Nordic International Film Festival Norvegji,
-36th International Cinematographers’ Film Festival “MANAKI BROTHERS”, Republic of Macedonia,
– 6th Balkans Beyond Borders Short Film Festival Greqi,
– The 4th Edition of Albanian Film Week në New York US,
– FirstStep FilmFest në Shqipëri,
– Sose International Film Festival në Armeni,
-5th Pune Short Film Festival 2015 në Indi,
– Albanian Film Week në New York ne New York,
– 3rd International Student Film Festival “NEW WAVE” Bullgari.

ARKATANA

“SONATA” me herët është shpërblyer nga San Francisco Film Awards‏ me shpërblimin “HHYPERLINK “https://dub124.mail.live.com/ol/”ONORABLE MENTION” , Festivali i Filmit “Hyjnesha në Fron” ku morri çmimin FILMI MË I MIRË I SHKURTË KOMBËTAR, çmimin “BEST SHORT FILM” në festivalin Albanian Film week në New York.

Filmi është realizuar në kuadër të Fakultetit të Arteve të Bukura – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe produksioni Land film’s me mbështetje nga Qendra kinematografike Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Në film luajnë: Labinot Lajçi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku, Selman Lokaj, Çun Lajçi, Selami Taraku, Vlora Nikçi, Doresa Rexha, Mevlyd Osmani, Leandra Ajdini.

Regjisor: Durim Kryeziu, Skenari: Ben Apolloni, Durim Kryeziu, Drejtor i fotografisë: Rron Ismajli, Kompozitor: Memli Kelmendi, Tonisti: Agron Demolli, Kostumografe: Greta Maksuti, Skenografet: LumjetaHavolli, Agron Blakqorri. Grimi: Albana Berisha, Leonora Mehmetaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.