RCCOLA

Film për aeroportin e Cyrihut

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Me 24 milionë pasagjerë në vit, aeroporti i Cyrihut është nyja më e rëndësishme e transportit në Zvicër, me rreth 150 dyqane, restorante dhe bare.

Këto dy aspekte janë paraqitur në një video të re, me të cilën promovohet aeroporti më i madh i Zvicrës.

Dy protagonistët e këtij filmi duke shfrytëzuar një gamë të larmishme të shërbimeve dhe infrastrukturës moderne të aeroportit më në fund bëhen bashkë.

UBT

Me këtë video promovuese vizitorët luajnë rolin kryesor. Në film aeroporti i Cyrihut paraqitet si një portë ideale në Evropë.

Përmbajtja kreative është dizajnuar dhe prodhuar nga “Image-Film” në regji të Max Emmenegger. Filmi është menduar kryesisht për pasagjerët dhe vizitorët në aeroportin e Cyrihut dhe industrinë e linjave ajrore të udhëtimit.(albinfo)