Hidromorava

Film i ri për Skenderbeun

/ 1 minutë lexim
17shkurt

Një film artistik për Skënderbeun që do të trajtojë njeriun dhe jo heroin, është duke u prodhuar në bashkëpunim me Turqinë dhe shtetin e Nju Jorkut, me regjisor dhe skenarist Fatmir Koçin.

“Kam më shumë se 10 vjet që po punoj për këtë projekt. Do të fokusohemi tek ana njerëzore”, thekson regjisori Koçi.

Filmi “Skënderbeu” zhvillon ngjarjet brenda një dekade: kthimin e Skënderbeut nga Stambolli, rrethimin e Krujës dhe rënien e Kostandinopojës, në 1453.

Uji Dea

Skënderbeu do të luhet nga aktori shqiptaro-amerikan Viktor Gojcaj, që ka luajtur me John Travoltën në filmi “Rrëmbimi i Pelham 123”. Në rolin e Donikës aktorja amerikane Evan Rachel Wood.

Xhirimet do të bëhen në Shqipëri, Turqi dhe Vatikan, raporton TCH. “Për shkrimin e skenarit kam punuar me arkiva të ndryshme nëpër botë. Jam mbështetur edhe tek poezi të Bajronit dhe autorë francezë”, shprehet Koçi.