Eko Higjiena

Filluan punimet për ndërtimin e urës mbi lumin Morava në Viti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Kanë filluar sot punimet për ndërtimin e urës mbi lumin Morava në Viti, përkatësisht afër xhamisë së qytetit. Ky projekt është konsideruar si shumë i rëndësishëm dhe që i ka munguar qytetarëve të Vitisë.

Me rastin e fillimit të punimeve, kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar se ndoshta ky projekt nga investimi financiar nuk është i madh, por nga rëndësia është tepër i madh dhe i dëshiruar. “Që me fillimin e mandatit tim në krye të komunës, unë kam dëshiruar këtë projekt që ta finalizoj. Unë falënderoj Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për mbështetje në bashkëfinancim të këtij projekti. Ne edhe vitin e kaluar por edhe sivjet i jemi përkushtuar kësaj pjese të lumit Morava dhe me projektin që po e nisim sot, do të kthej edhe zbukurimin ku pritet të rregullohen bankinat, ndriçimi dhe urën e cila ka qenë mungesë për kalim të qytetarëve nga të dy anët e qytetit”, ka thënë Haliti.

UBT

Ai ka shtuar më tej se me këtë investim, Vitia do të pasurohet edhe me një shëtitore që i ka munguar qytetit. Ndër të tjerash ka falënderuar edhe mërgatën dhe përfaqësuesit e saj që po janë shumë aktivë të cilët do të ndihmojnë edhe për shëtitoren nga Vitia e deri në Binqë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.