Filluan punimet në rregullimin e rrugës Gjylekar – Stubëll e Poshtme

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Kanë filluar sot punimet në rregullimin dhe shtruarjen me zhavorr të rrugës Gjylekar- Stubëll e Poshtme. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë ndjekur për së afërmi punimet që kanë filluar.

Aty ata edhe u pritën nga banorët e dy lokaliteteve të cilët e falënderuan Kryetarin Haliti për rregullimin e kësaj rruge. Disa banorë nga fshati Stubëll e Poshtme potencuan se me këtë projekt banorëve të shpërngulur të këtij fshati po ju mundësohet qasja në pronat e tyre si dhe gradualisht do të kthehet jeta në këtë fshat.

KKVITI

Përndryshe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti shtoj se kjo komunë po shikon të gjitha mundësitë buxhetore që kjo rrugë në të ardhmen të asfaltohet pasi që tha se gjatë luftës ajo ka luajtur një rëndësi të madhe./rajonipress/