Eko Higjiena

Filluan punimet në ndërtimin e stadiumit të qytetit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Me rastin e vendosjes së gurë themelit të këtij stadiumi, Kryetari Haliti tha se ai dhe bashkëpunëtorët e tij në vazhdimësi kanë bërë përpjekje të mëdha që të gjejnë një donatorë për të ndërtuar dhe krijuar hapësira të mjaftueshme për disiplinat e ndryshme sportive.

Sot në Viti, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti i shoqëruar nga Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe shumë sportdashës, kanë vendosur gurë themelin për ndërtimin e stadiumit të qytetit të Vitisë. Stadiumi i ri i qytetit pritet të këtë rreth 1900 ulëse dhe është ndër projektet kryesor të cilën e kanë kërkuar futbollistet vitias.

Me rastin e vendosjes së gurë themelit të këtij stadiumi, Kryetari Haliti tha se ai dhe bashkëpunëtorët e tij në vazhdimësi kanë bërë përpjekje të mëdha që të gjejnë një donatorë për të ndërtuar dhe krijuar hapësira të mjaftueshme për disiplinat e ndryshme sportive.

Mobi Casa

Haliti tha se institucionet komunale të Vitisë e kanë parë të arsyeshme të mbështesin Klubet e futbollit si “Vitia” dhe “Vllaznia” e Pozheranit pasi këto klube janë ambasador të futbollit për këtë komunë por sipas tij edhe krenaria e saj.

Haliti tha se së shpejti mund të fillojnë edhe punimet në stadiumin e Pozheranit dhe shtoj se përkundër që janë duke vazhduar punimet në krijimin e hapësirave të nevojshme për disiplinat e ndryshme sportive shtoj se kjo komunë ka për synim që në të ardhmen të ndërtohet edhe stadiumi Olimpik. Përndryshe projekti “Ndërtimi i stadiumit në Viti dhe rivitalizimi i stadiumit në Pozheran” është bashkëfinancim i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komunës së Vitisë. Bëhet me dije se stadiumi i qytetit do të këtë rreth 1900 ulëse dhe do të plotësoj të gjitha kushtet për lojtarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.