Mobi Casa

Filloristët në pushtet lokal, çka kur ta kalojnë këtë fazë?

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Është interesante kur i dëgjon ata që përvojën e parë të punës në jetën e tyre e kanë bërë aty dikund në ndonjë qoshe të burokracisë së pushtetit, madje janë ndier tejet të frustruar ditëve të para kur kanë filluar, plus kemi pas dëgjuar, se ja kanë pasë nis me përdor një shprehje të stilit “heu moreeee, as në ëndërr se kam pa që hy në punë naj here, e unë tash po jam në krye të pushtetit…kukuku”.

Mënyra më e mirë për tu përballur me konkurrencën e dijës është që në tavolinë të dalin vlerat e secilit dhe me ato vlera më pas të matet secili me secilin e më pas të gjendet pozicioni i tij në shoqëri, por cilat janë ato vlera që ne sot mund ti nxjerrin nga këta…(përveç asaj vlerës për ta keqpërdorë nocionin demokraci, politikë dhe pushtet).

Me këtë stil rinia dhe intelektualët gjilanas u mësuan shpejtë dhe filluan të bisedojnë në të gjitha nivelet, nga klubet e ndryshme, këshillat e mësuesve dhe profesorëve, shoqëria civile, komunitetit i gazetarëve, e deri te niveli i botës akademike, duke u shpreh që ata/ato/ai/ajo, “qy, qy, qy, a edhe këtë e paskan sistemu dikund a?, haj medet haj, po ky dhjetë vjet në studime more i ka ba; ja kthejke tjetri, pse a ka punu dikund paraprakisht?, a e ka deshmu dikund veten dhe kapacitetin e tij?, jo more ç’farti, tjetri ndërhyjke, a se din ti a?, jo valla, qe po të tregojë unë: ai/ajo/ata/ato kanë ndejtë kafeve të qytetit dhe kush ka ba rahmet me jav qit naj njo…, hahahah, të tjerët me hahahha solidarizojshin dhe duke shpreh indinjatën e tyre në kombinim me heshtjen fillonin të meditonin, por gjithmonë duke menduar për pasojat eventuale se nga pa përvoja, amatorizmi dhe mos dija e atyre që ju vardiseshin liderit “taze” me kapacitete mbi mesatare që ka, normalisht në raport me ta. Kjo është e “folmja qe një kohë që bëhet në mes atyre që dine e guxojnë dhe atyre që nuk dine e kanë frikë nga dija”.

E kotë është çdo përpjekje për tu vetmbrojtë për dështim, madje është edhe më e kotë të luash rolin edhe të udhëheqësit edhe të korrigjuesit të udhëheqësit, duhet të bindesh se nuk të takojnë të dyjat, e aq më pak të takon ta lavdërosh vetën. As mos mendoni se pa dije, njohje profesionale do t’i shtyeni proceset përpara.

Ne e dimë që nuk dalloni edhe shumë në raport me ata që ishin para juve, por kemi pritur që ju do të ndërroni së paku kahen, por ama nuk kemi pritur se ju do t’i ndërroni mjetet… për të realizua qëllimin. Këtë së paku nuk e kemi pritur.

Mos mendoni se me kësi stila “alla kafehane”, duke ju shitë mend e trimni shokëve që kanë mbetë atje kafeve ku ishit edhe ju deri dje, se edhe dikujt mund ti shitni mend e “hidhni hi syve”. Mos harroni, pushteti është besim e përgjegjësi.

Jeni mësuar ju të përballeni me kundërshtime të ndarjes së interesave brenda llojit, për atë tani “qarteni” kur reagojnë intelektualët, shoqëria civile, ndonjë gazetar, profesionistët, mendje ndriturit, mendjet ilimuniste, e të tjerët.

Mobi Casa

Mos gaboni të quani suksese ato që po tentoni t’i bëni, mos gaboni t’i quani suksese ato që keni bërë plan t’i bëni, mos gaboni ta mbroni vetën nga përgjegjësia, sepse atë vet keni insistuar ta merrni, tani e keni obligim ti dilni zot, dhe kjo është shumë normale se dikush mund të ketë mendim ndryshe se po vërehet që nuk po mund ti dilni zot, madje po vërehet edhe nga “aeroplani” se mos vet më nga Gjilani.

Nuk keni “kaqik” ju, ama bash ju që nuk jeni dëshmuar për asgjë, të folni për ligj e kompetenca se kush mund ta vlerësojë se a është bërë ndonjë punë me ligj a pa ligj, apo po flasin për këtë ata nga teoria a praktika, që janë të zbrastë, sepse ne e dimë se ju vetëm një punë dini ta bëni mire, e ajo është të qenit servil, ama asi servili të llojit tuaj.

Ne edhe për një gjë ju lajmërojmë, se nga vjeshta e ardhshme, juve askush nuk u garanton punë, sepse me sa e dimë, ju deri tani keni marrë nga një cope punë nga eprori, madje e dim që as me shkollë nuk qëndroni mirë, kështu që ju rekomandojmë ta vazhdoni edhe naj “copë” shkollë, se për besë në mosh të re e të katandisur që jeni, do ta kemi kogjo vështirë tu shohim prap kafeve të qytetit, sikurse që po ndodh me disa të tillë që provuan e bënë kështu si ja keni nisur edhe ju.

Kush duhet të ndalojë politizimin e çështjeve të caktuara në një vend, ata të cilët qeverisin apo ata të cilët janë të qeverisur dhe pse bëhet kjo thirrje nga ana e atyre personave që udhëheqin në qeverisjen lokale, pse bëhet thirrje se duhet të hapur debatet kur dihet që në tre muajt e fundit shoqëria civile në Gjilan ka qenë shumë aktive përballë keqpërdorimeve në qeverisjen lokale, ndërsa udhëheqësit lokal i ngulfatën ato debate dhe i injoruan duke mos guxuar të përballen më dijen dhe interesin e qytetarit.

Kemi dëgjuar nga teorikët, mësuar nga teoria, se të merresh me pushtet duhet mirë e mirë t’i rehatosh punët tuaja, pastaj të tjerëve, të gëzosh një reputacion familjar e shoqëror, të dëshmohesh në njërën nga sferat e shoqërisë, si: rinia, sporti, kultura, biznesi, profesionalizmi, shoqëria civile, niveli akademik. Por nuk kemi dëgjuar as mësuar se mund të merresh me pushtet duke ja shnuk tjetrit një copë, dhe duke përvetësuar për vete, këtë tani po e mësojmë, ama po e mësojmë nga ju, që jeni pa fije përvoje jetësore, profesionale, politike, etj.

Komunën e keni në besim, por kurrë nuk do të bëhet e juaja.

(Grupi i analistëve politik të OJQ LLD)