Fundamenti

Filloreta Berisha, fiton dy çmime në “Miss Auto Zürich”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vajza me origjinë nga Kosova, Filloreta Berisha ka fituar dy çmime në konkursin e “Miss Auto Zürich 2015”, të mbajtur dje në Cyrih të Zvicrës. 20 vjeçarja banuese në Sempach të kantonit Lucern u shpall përcjellësja e parë (vendi i dytë) i “Miss Auto Zürich” si dhe “Miss Fotogjenia”.

Menjëherë pas shpërblimit me këto dy çmime, Filloreta ka falënderuar të gjithë përkrahësit e saj më një postim në rrjetin e saj social. “Një falënderim të madh për të gjithë ju që më bëtë të mundur të shpallem “Miss Fotogjenia” si dhe të fitoj vendin e dytë. Gjithashtu edhe një falënderim për sponsorët, organizatorët dhe fotografët. Ishte një përvojë e mrekullueshme dhe e paharruar”, citon “albinfo.ch”.

HW

Po ashtu Filloreta ka uruar edhe konkurrenten e saj të drejtpërdrejtë, fituesen e këtij spektakli Carmen Bollhalder. “Përzemërsisht të uroj për fitoren e vendit të parë! Të dëshiroj shumë suksese gjatë tërë vitit!, ka shkruar ajo.

Fituesja e “Miss Auto Zürich” do të ketë në dispozicion për një vit një veturë të tipit Smart Fortwo Coupe të sponsorizuar nga Mercedes –Benz Automobil AG in Cyrih/Schlieren.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.