KKVITI

Fillon zyrtarisht implementimi i projektit “Turizmi pa kufinjë”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Të premtën edhe në mënyrë zyrtare filloi bashkëpunimi në mes të komunës së Vitisë dhe Kriva Palankes në implementimin e projektit “Turizmi pa kufinjë” si pjesë e programit “Bashkëpunimi nder kufitar” te Bashkimit Evropian.

Këtë e bëri sot me dije kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni.

Mobi Casa

Përndryshe kontrata vlera e implementimin e këtij projekti është rreth 313.000.00 euro dhe është nënshkruar ditë më parë nga kryetarët e dyja komunave. Kurse me implementimin e tij do të ndihmohet në zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimit të vendeve turistike dhe rekreative të komunave Viti dhe Kriva Pallanka./rajonipress/