Fillon zgjerimi i hapësirave gjelbëruese në komunën e Kamenicës
Kamenicë – Kryetari i komunës Begzad Sinani ka vizituar vendin ku po punohet për zgjerimin dhe rregullimin e hapësirave gjelbëruese në qytet.
Sinani thotë se qeverisja e tij komunale është e përkushtuar që të krijojë hapësira gjelbërimi dhe vende frekuentimi më të shumta për qytetarët.
“Hapësirat gjelbëruese janë mushkrit e çdo qyteti dhe unë jam zotuar se Kamenica do të ketë më shumë vende relaksi” tha Sinani./rajonipress/


