RCCOLA

Fillon zbrazja e qytetit, mërgimtarët kthehen, dhe të tjerët ikin në drejtim të Evropës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjilani ka nisur të zbrazët për shkak të kthimit të mërgimtarëve dhe ikjes së shumë të rinjëve në drejtim të vendeve të Evropës. Po shkoj ta provoj fatin edhe pse e di që e kam shumë problem me u sistemue apo me gjetur punë thotë Ardiani një djalë 32 vjeçar.

Kthimi i mërgimtarëve dhe largimi i shumë të rinjëve ka nisur ta zbraz qytetin e Gjilanit. Shumë të rinjë tashmë kanë nxjerr biletat, kush me autobus e kush me vetura, me rëndësi ata e kanë një destinacion.

Mobi Casa

Ardiani 32 vjeçar thotë se e ka nxjerr biletën me autobus dhe do ta provoj fatin.
”E di që e kam problem me gjetën ndonjë punë, por unë do e provoj fatin. E kam zanatin e mirë dhe ndoshta dikush më përkrah” shprehet ai.

Murtezi një tjetër qytetar 44 vjeçar thotë se ka punuar roje sigurimi gjatë natës.
“Kam vuajtur shumë dhe kam punuar për 200 euro, në ftohtë, në borë e në shi. Kam gjetur pak të holla hua dhe do të eci për Gjermani. Më kanë premtuar se do të më gjejnë punë sepse punën e dua dhe jam i interesuar për punë. Nuk po shkoj për qejf po nga zori e nga halli. Dy herë rrymën ma ndalën shkaku i borxhit. Nuk jetohej me atë rrogë të vogël, zoti ishalla mi qel udhët” u shpreh Murtezi./rajonipress/