RCCOLA

Fillon sfida e Pacollit për zhvillim ekonomik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i është dorëzuar presionit të partnerit të koalicionit qeverisës Koalicioni për Kosovë të Re. Të martën, shefi i Qeverisë ka marrë vendim që ministrin e deritanishëm të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ta emërojë ministër të Financave, derisa në krye të ministrisë më të rëndësishme për ekonominë e vendit, atë të Zhvillimit Ekonomik, e ka emëruar Fadil Ismajlin, të propozuarin e partnerit të koalicionit qeverisës.

Në këtë mënyrë, kryeministri Thaçi ka përmbushur kërkesën disamuajshe të liderit të partisë më të madhe në KKR, Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Lideri i AKR-së, që është edhe zv/kryeministër në qeverinë aktuale, ka kërkuar me ngulm në disa paraqitje mediale që Ministria e Zhvillimit Ekonomik t`i takojë partisë së tij, pas kalimit të ministrit aktual të FSK-së Agim Çeku në PDK.

RCCOLA

Kërkesa e Pacollit është mbështetur edhe në programin ekonomik të AKR-së. Zv/kryeministri që ka pasur shumë pakënaqësi edhe ndaj punës së Agjencisë së Privatizimit në Kosovë, pati kërcënuar disa herë me dalje nga koalicioni nëse nuk do t`i respektohej “hisja” në qeveri. Për ndryshimet që kanë ndodhur të martën, krerët e AKR-së dhe PDK-së patën organizuar disa takime duke paralajmëruar riformatim të Qeverisë, gjë që qe bërë lajm disa herë në media.(Tribuna)