UBT

Fillon projektimi dhe incizimi i rrugës Dobërqan – Stublinë dhe Dobërqan – Pogragjë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bekim Bajrami së bashku me përfaqësuesisn e kompanisë së kontraktuar Elnaim Ymeri, kanë vizituar terrenin e rrugës Dobërqan – Stublinë dhe Dobërqan – Pogragjë si dhe kanë parë nga afër edhe urën e dëmtuar. Rexhep Kadriu thotë se është në pritje të projektit nga ana e komunës së Gjilanit për të vazhduar me procedurat e tenderimit të kësaj rruge.

Bekim Bajrami drejtor i urbanizmit ka dalur vet në teren për të parë nga afër gjendjen e rrugës Dobërqan – Stublinë dhe Dobërqan – Pograxhë e cila është futur në listën e projekteve nga ana e Qeverisë së Kosovës për vitin 2019.”Kemi dalur në teren dhe do e përshpejtojmë punën sepse Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar që sa më parë ta dërgojmë projektin për të nisur me procedurat e tenderimit” tha Bajrami.

RCCOLA

Bajrami tha se qeverisja Haziri i ka kushtuar kujdes brezit kufitar kurse Elnaim Ymeri tha se brenda dy javësh do të incizohet i tërë terreni i rrugës dhe do të dorëzohet në Ministri.

Kurse, Rexhep Kadriu i cili i pari e ka bërë publike projektin e rrugës tha se sa më parë që për të filluar me procedurat e tenderimit.”Jam i sigurt se kjo rrugë dhe ura këtë vit do të kryhen ën afatin e paraparë ligjor” u shpreh Kadriu./rajonipress/