Mobi Casa

Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar edhe drejtori për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim Mentor Mihovci dhe ai për Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani si dhe përfaqësues të Forcës së Sigurisë kanë parë nga afër nisjen e punimeve.

“Projektet nga prezantimi 7 javë – 7 projekte, po marrin jetë”, tha Hyseni.

I pari i komunës tha se pas sezonit dimëror, tash janë krijuar kushtet për vazhdim të punimeve. Ky projekt është njëri nga rrugët më të frekuentuara dhe më të rëndësishme për hyrje-dalje nga Gjilani.

“Si një nga projektet më të mëdha kapitale, ky projekt do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve. Për Gjilanin që duam”, tha Hyseni.

Fundamenti

Kryetari i Gjilanit, tha se punimet kanë filluar brenda kazermës së FSK për të ndërtuar murin e perimetrit të parë të sigurisë.

Sipas Hysenit në fund të muajit prill, dalin jashtë këtij perimetri dhe vazhdojnë punimet në hapësirën e jashtme. Kjo pjesë përgjatë Kazermës së FSK-së do të ketë rrugë me katër krosi, trotuar në dy anët, shteg për biçikleta, infrastrukturë nëntokësore (përfshirë edhe zhvendosjen e kabllove elektrike në kanale nëntokësore), apo mbulimi i lumit Stanishorka.

Punimet pritet të përfundohen brenda vitit 2024!

Ky projekt me bashkëfinancim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ishte prezantuar me 22 janar të këtij viti, në kuadër të projekteve me moton “7 javë – 7 projekte”, derisa gurthemeli ishte vënë me 1 dhjetor, ku ishte edhe kryeministri Albin Kurti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.