United Hospital

Fillon numërimi i orëve mbrapsht për Albin Kurtin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Derisa Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdojnë të mos sprapsen nga qëndrimet e tyre për pozitën e kryeparlamentarit, tashmë ka filluar numërimi i orëve mbrapsht për liderin e LVV-së Albin Kurtin. Kurti, si mandatar për kryeministër, ka vetëm edhe 5 ditë për ta paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar para Kuvendit të Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.

Të martën përfundon afati kushtetues që ka mandatari për kryeministër Albin Kurti ta formojë qeverinë e re të Kosovës ose në të kundërtën mbetet në diskrecionin e presidentit të vendit Hashim Thaçit se kush do të jetë mandatari i dytë për formimin e qeverisë së re. E teksa ditët po kalojnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdojnë të mos kenë një marrëveshje bashkëqeverisëse, pasi që cak i dallimeve të tyre vazhdon të jetë pozita e kryeparlamentarit të Kosovës.

FIDANISHTJA

Kësisoj, në takimin e fundit të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës dy liderët konfirmuan qëndrimet e tyre të palëkundura, por asnjëri nga ta nuk ngriti flamurin e kuq për dështimin e negociatave. LDK-ja pretendon që pozitën e kryetarit të Kuvendit ta mbajë deri në ditën kur Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, diku në pjesën e parë të vitit 2021, derisa Vetëvendosja mbetet e bindur se kjo pozitë nuk negociohet.

Ndërkohë të mërkurën shefja e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, bëri edhe një herë thirrje për formimin sa më shpejtë të qeverisë së re, me qëllim që sa më parë të plotësohen reformat e përcaktuara nga BE-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.