UBT

Fillon ndërtimi i kanalizimit në Sadovinë të Çerkezëve dhe Trestenik

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Në fshatin Sadovinë të Çerkezëve kanë filluar punimet në ndërtimin e kanalizimit, ku derdhën ujërat e zeza të banorëve të fshatrave Trestenik dhe Sadovinë e Çerkezëve.

Përurimin e fillimit të këtij projekti e ka bërë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, si dhe me banorë të këtij lokaliteti, raporton rajonipress.

Eco Higjiena

Ky projekt financohet nga Komuna e Vitisë dhe kap vlerën e 298.982.00€. Banorët e këtyre fshatrave kanë shprehur falënderimet e tyre për projektin në fjalë duke e cilësuar si të domosdoshme.

Gjithashtu kryetari Haliti ka vizituar edhe fshatin Trestenik ku është duke u bërë shtruarja me zhavorr e rrugëve bujqësore. Po sot ai ka inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e trotuarit në fshatrat Pozheran-Sllatin e Poshtme./rajonipress/

Mund të ju interesoj: