Fillon fushata e korrje shirjeve në Viti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka filluar sot me fushatën e korrje-shirjeve të drithërave të bardha në Viti, konkretisht në arën e Xhevat Sadikut.
Me këtë rast ai ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kësaj komune që të kultivojnë grurin pasi që me këtë sigurohet buka e mot motit. “Ju bëjë thirrje qytetarëve tanë që të mbjellin tokwn e sidomos grurin me qëllim që të sigurojmë të mirat materiale të shoqërisë sonë” u shpreh Haliti./rajonipress/