Fillon fushata e korrje – shirjeve në Kamenicë

Kamenicë – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani me drejtorin e Bujqësisë, Islam Isufi dhe zyrtarë tjerë sot morën pjesë në solemnitetin e fillimit të korrje-shirjeve në komunën e Kamenicës.
Sinani pasi ka vizituar kombajnerët tha se unë e çmoj punën e juaj që e bëni. “Edhe këtë vit qeveria ka ndarë subvencione për bujqësinë dhe në veçanti për mbjelljen e grurit, dhe ne si komunë kemi mbështet bujqit me 82 makina mjelëse dhe do të vazhdojmë me mbështetjen edhe ne kulturat tjera bujqësore. Kjo fushatë do të rrjedhë pa problem, si dhe do të kryhet në kohen e duhur” ka thënë Sinani, raporton rajonipress.
Drejtori i Bujqësisë Islam Isufi tha se në Komunën e Kamenicës me kulturë të grurit janë të mbjellur 1800 ha, trotikall 30/ha, elb 80/ ha dhe tërshërë 250/ha. Në fushatën e korrje-shirje janë përfshirë 32 autokombaja. Nga informatat që vinë prej tereni të cilat i posedon komisioni komunal i korrje-shirjeve, rendimentet e grurit në këtë vit pritet të jetë rreth 4000-5000kg/ha ka thënë Isufi./rajonipress/