Fundamenti

Fillon funksionalizimi i Grupit Lokal të Veprimit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Me iniciativë të Drejtorisë së Ekonomisë, Zhvillimit dhe Diasporës, është organizuar takimi konsultativ për funksionalizimin e Grupit Lokal të Veprimit, “GLV Kamenica”. Ky grup do të funksionojë në bazë të normativave ligjore të parapara nga Ministria e Bujqësisë dhe do të regjistrohet si organizatë e veçantë në Ministrinë e Administratës Publike.

Drejtoresha e Ekonomisë, Fedane Rrudhani, në hapje të takimit ka falënderuar ish Drejtorin Fatmir Krasniqi për iniciativën e ndërmarrë për këtë qëllim që nga viti i kaluar si dhe organizatën zvicerane HELVETAS për mbështetjen që po i jep themelimit të grupit.

Ky grup do të jetë urë lidhëse në mes të bizneseve lokale të Kamenicës dhe donatorëve të ndryshëm që funksionojnë në Kosovë dhe gjithashtu do të mbështes bizneset, fermerët, dhe në mënyrë të veçantë të rinjët për zhvillimin e bizneseve dhe ideve të tyre në biznes.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka thënë se GLV do të ketë mbështetjen e plotë të komunës jo vetëm gjatë fazës së themelimit dhe funksionalizimit të saj por edhe gjatë punës që do të bëjë në të ardhmen. “GLV do të na shërbejë në implementimin sa më të mirë të politikave komunale për mbështetje bizneseve lokale dhe bujqësisë në përgjithësi. Ne si komunë do të ofrojmë hapësirën e nevojshme për GLV-në dhe do t`i ofrojmë edhe mbështetje teknike. Gjithashtu komuna do të marrë vendim që në GLV të përfshihen edhe përfaqësuesit e disa drejtorive komunale, por gjithnjë duke besuar se fjalën kryesore në këtë grup ta kenë bizneset lokale.” tha nënkryetari Matoshi.

FIDANISHTJA

Mbështetje për GLV ka ofruar edhe organizata zvicerane HELVETAS, përmes projektit “Aftësimi për Punësim Rural”, përfaqësuesi i kësaj organizate Basri Pulaj, ka thënë se HELVETAS do të ndihmojë GLV-në edhe në hartimin e strategjisë së punës.”Projekti ynë në tri vitet që vijnë pret që të bashkëpunojë ngushtë me organizatat lokale dhe sidomos me GLV-në” tha Basri Pulaj.

Në takim u fol edhe për përfshirjen në këtë grup të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, i cili këshill përfaqësohej nga Edona Shkodra.

Për hapat e mëtejmë deri në funksionalizimin e GLV u vendos që të angazhohen përveç Drejtorisë së Ekonomisë , Zhvillimit e Diasporës, edhe Fatmir Krasniqi, Lirije Hajrizi, Shefket Leci dhe përfaqësuesja e KVRL-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.