KKVITI

Fillon faza e aplikimit për pagesa direkte-subvencione për këtë vit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kamenicë njofton të gjithë fermerët se që nga sot më datë 20.07 2020 deri më 14.08.2020 ka filluar faza e aplikimit për pagesa direkte-subvencione për këtë vit.

Kjo drejtori i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që ky proces të përfundojë sa më mirë për fermerët e Kamenicës.

Drejtori i DBPZhR-së, Naim Arifi ka thënë se aplikimi do të kryhet në zyret e kësaj drejtorie në Kamenicë, dhe se do të zgjatet orari për pranimin e aplikacioneve.

Mobi Casa

“Është marr vendim që nga sot të punohet me orar të zgjatur duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 18:00 si dhe do të punohet edhe ditën e shtunë duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 16:00, që t’i pranojmë aplikacionet. Po ashtu kërkojmë nga fermerët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së, të mbajnë distancë dhe maska që të ruajmë shëndetin tonë”, ka thënë Arifi.

Ndërsa fermerët që nuk janë të pajisur me maska nuk do të pranohen për të kryer shërbimin e aplikimit.
https://kk.rks-gov.net/kamenice/news/fillon-faza-e-aplikimi-per-pagesa-direkte-subvencione/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.