UBT

Fillon bashkëpunimi në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “Women for Women”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatës “Women for Women”- International Kosova, me të cilët kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë konkretisht të grave fermere të kësaj komune në fushën e kultivimit të Mjedrës dhe të dredhëzave të malit.

Gjatë këtij takimi ata u pajtuan që ky bashkëpunim të filloj pas nënshkrimit të një memorandumi në mes tyre.

Në takimin me Iliriana Gashi, Drejtoresh e organizatës “Women for Women” për Kosovë, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Komuna e Vitisë, mirëpret bashkëpunimin me këtë organizatë por potencoi se komuna të cilën ai e drejton përveç që përkrah fermerët me projekte të ndryshme një përkrahje të veçantë jep për gratë fermere përmes subvencioneve por edhe përmes donatorëve të ndryshme.

Mobi Casa

Haliti ndër tjerash tha se është më rëndësi që fermerët të aftësohen në kultivimin e kulturave bujqësore me qëllim që pas aftësimit ata të rrisin gradualisht parcelat e mbjellur.

Ndërkaq Iliriana Gashi, Drejtoresh e organizatës në fjalë, ndër tjerash tha se pas nënshkrimit të memorandumit do të saktësohen se cilat projekte do të realizohen në këtë komunë, duke potencuar se ata janë të interesuar që gratë fermere të kësaj komune të merren me kultivimin e Mjedrës dhe Dredhëzës së Malit, por edhe të sigurohet sistemi pikë pikë i ujitjes e cila sipas saj mund të realizohet në bashkëpunim të kësaj organizate, komunës dhe fermerëve.

Përndryshe në këtë takim ishte i pranishëm edhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi, Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh e DKRS-së dhe Fatbardha Emini, Drejtoresh për DKPGJ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.