Fillon bashkëpunimi me USAID për Kontratën Sociale

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj me bashkëpunëtorë ka marrë pjesë në punëtorinë dyditore, të organizuar nga USAID për direktivat e përshtatjes dhe zbatimit të Kontratës Sociale.
Ky projekt ka për qëllim avancimin dhe krijimin e praktikave të reja dhe më efikase për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe dëgjime publike.
Kjo punëtori është vetëm njëri nga hapat fillestar të bashkëpunimit me USAID në kuadër të Kontratës Sociale.