UBT

Fillon bashkëpunimi i Komunës së Kamenicës me strehimoren e viktimave “Liria”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Përfaqësueset e Qendrës së Gruas “Liria” vizituan sot Komunën e Kamenicës ku u pritën nga nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi dhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Aishe Morina.

Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve dhe mundësia për ta mbështetur strehimoren e grave viktima të dhunës në familje dhe trafikimit nga ana e Komunës së Kamenicës. “Strehimorja ka funksionuar me donacione kryesisht nga Austria dhe tani që është e njohur nga MPMS ne marrim një buxhet që nuk është i mjaftueshëm sepse ne strehojmë viktimat e dhunës në familje nga i gjithë rajoni i Gjilanit dhe raste të shpeshta kemi edhe nga Komuna e Kamenicës, andaj në mënyrë që donacionet të vazhdojnë kërkohet që edhe vet komunat përfituese të jenë participuese në funksionimin e mirë të qendrës” tha Shadije Rexhepi.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi e ka pranuar kërkesën e Strehimores së viktimave “Liria” dhe i ka falënderuar përfaqësueset e saj për bashkëpunimin me Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë. “Ne do ta shqyrtojmë kërkesën Tuaj dhe besoj se ajo do të marr përkrahjen e të gjitha institucioneve lokale sepse ju bëni një punë shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për komunitetin në përgjithësi, duke pasur përvojën dhe eksperiencën nga shoqëria civile e kuptoj drejt rëndësinë e kërkesës Suaj dhe punën e madhe që bëni për të kthyer e ri-integruar viktimat e dhunës në familje dhe ato të trafikimit” tha nënkryetari Matoshi.

ARKATANA

Përfaqësueset e Strehimores “Liria” Shahdije Rexhepi, Ibadete Mustafa dhe Ajete Zeneli e ftuan drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për ta vizituar strehimoren dhe për tu njohur nga afër me nevojat dhe kërkesat e kësaj qendre.

Përfaqësueset e strehimores u pritën në një takim të shkurtër edhe nga Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani. /rajonipress/