FITORJA

Fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Mjak të Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Të hënën ka nisur asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Mjak të komunës së Vitisë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që pritet të ndikoj pozitivisht në kthimin e jetës në këtë lokalitet. Me këtë rast punimet i ka vizituar i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili u mirëprit edhe nga disa banorë.

Fshati Mjak, i cili ishte braktisur vite me parë pas një periudhë të gjatë, pritet të rifitojë gjallërinë dhe aktivitetin e mëparshëm dhe atë falë asfaltimit të kësaj rruge.

“Me përfundimin e këtij projekti, jeta në Mjak do të rikthehet gradualisht. Rruga ka munguar prej kohësh dhe është kyç i rëndësishëm për zhvillimin e potencialeve të fshatit, veçanërisht në sektorin e eko-turizmit dhe blegtorisë. Po ashtu, shumë banorë që janë larguar do të kenë arsye të kthehen në pronat e tyre,” tha Haliti.

Ai tha se me përfundimin e këtij projekti po realizohet edhe një premtim i dhënë për banorët e këtij fshati.

FIDANISHTJA

Haliti njoftoi se në të ardhmen e afërt priten të realizohen edhe projekte të tjera infrastrukturore që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës në komunën e Vitisë.

Kurse kryetari i fshatit Mjak, Muharrem Beqiri, falënderoi kryetarin Haliti për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Përndryshe rruga që po asfaltohet ka një gjatësi prej rreth 6 kilometrash dhe pritet të ndikojë pozitivisht në lidhjen e këtij vendbanimi me pjesë të tjera të kësaj zone./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.