Fillon asfaltimi i rrugës Hogosht – Lisockë – Kapi
Kamenicë – Realizohet edhe një premtim nga ana e qeverisjes komunale në Kamenicë. Kështu ka shkruar Begzad Sinani derisa ka inspektuar punimet me rastin e fillimit të asfaltimit të rrugës Hogosht-Lisockë-Kapi.
Begzad Sinani të hënën ka vizituar punimet në projektin e asfaltimit të rrugës Hogosht-Lisockë-Kapi në vlerë prej 1.2 milion euro.
Sinani ka thënë se po krijojmë kushte dhe infrastrukturë për mundësinë e zhvillimit të blegtorisë, bujqësisë dhe turizmit rural në këtë pjesë të komunës së Kamenicës./rajonipress/


